Ana e errët e panairit të librit (Foto)

0
207

n12 n13 n14

Në Tiranë java që lamë pas ishte e mbushur më aktivitete të shumta artistike. Teatër, opera dhe me ngjarjen më të rëndësishme të librit, panairin. Për 5 ditë me radhë mijëra lexues shkuan në Pallatin e Kongreseve, për të vizituar panairin e librit.  Postera libra pa fund, drita dhe shkëlqim ishin ato që mbizotëronin, por pas tyre fshihej diçka. Pas stendave të shtëpive botuese situata ishte ndryshe, aty mbizotëronte errësira dhe papastërtia. Lexuesit nuk ishin të interesuar se çfarë ndoshta pas stendave, por përsëri shumë foto të prapaskenë kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Në do t’ju sjellim disa foto ekskluzive në këtë panair të cilat pasqyrojnë situatën që ndodhej prapa skena. Grumbuj me mbeturina dhe kartonë pa fund dhe shumë mbetje të tjera ishin grumbulluar pas stendave. Ky është një paradoks që ndodhi në këtë panair, pasi shkëlqimi i dritave në pjesën e dushkte mbuloi errësirën në prapaskenë. Por për të mos e lënë këtu, “organizatorët” kishin menduar që të kishin edhe një panair në ambientet e jashtme , por jo me libra. Përpara Pallatit të Kongreseve disa tregtarë kishin improvizuar një treg të vogël në të cilin shisnin veshje popullore. Qindra njerëz  e vizituan këtë treg, madje edhe përpara se të vizitonin panairin e librit. Edhe pse ishte një “treg” shumë i vogël përsëri ai morri shumë vëmendje dhe i zbehu pak shkëlqimin panairit të librit. Qytetarët ndalonin më parë aty pastaj shkonin për të blerë një libër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here