Ndryshimet në kodin penal, Berisha: Narkoparlamenti shtoi 10 vepra burgu, në qeli duhet të jetë Rama

0
93

Ish kryeministri Sali Berisha ne nje interviste nepermjet skype per Oranews eshte shprehur se Shqiperia eshte nga vendet me perqindjen me te ulet te ndihmes nga qeveria, per krizen e koronavirusit.

Berisha: Ky kryeminister i le shqiptaret si qen ne han. Me shifrat qe jep ai justifikon marrezine  e tij te pafundme, pasi nuk ka asnj mjet per te ndihmuar qytetaret nga ky narkoshtet.

I pyetur per ndryshimet e sotme ne kodin penal Berisha shprehet se Rama po mundohet ti ikë përgjegjësive të tij, ku vetë ai duhet të ishte në burg për mosmarrjen e asnjë mase për 3 muaj rresht.

Sali Berisha: Sot në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij. Në një kohë kur nuk ka asgjë tu ofrojë realisht qytetarëve, Edvin Kristaq Rama ka përzgjedhur terrorin dhe vetëm terrorin. Mendon se me terror do të mund ti shpëtojë përgjegjësuisë së tij të tmerrshme. Nëse sot ka njeri që duhet të jetë në burg është ai që për tre muaj rresht nuk mori asnjë masë, përkundrazi u tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here