Si ka dështuar paketa e Ramës për të kompensuar 50% qiradhënësit?!

0
148

 

 

Dy të rinjtë që kanë biznes diku në qendër të Tiranës kanë qenë të detyruar të paguajnë qiranë,  pasi qiraxhinjtë as nuk e kanë përfillur paketën e Ramës.

Sakrificat për të mbajtur biznesin nuk llogariten vetëm nga humbjet që u dalin në këtë kohë krize. Qiraxhiu iu ka marrë paratë një për një, si më 15 mars, ashtu dhe me 15 prill. Madje janë “kërcënuar” për ta lëshuar dyqanin. Në fakt kur duhej të ndodhte e kundërta, të rinjtë kanë ulur kokën duke qenë të detyruar të paguajnë qiranë, për të mos humbur investimin ebërë, edhe pse ende nuk kanë mbushur një vit në këtë sipërmarrje.

Pra, automatikisht quhet i dështuar paketa sociale e Ramës, edhe në faktin se i “detyron” qiradhënësit të mos u marrin qiraxhinjve pagesën e muajit. Si duket, ngaqë është vendim pa penalitete, qiraxhinjtë e kanë pasur të lehtë për të vënë para biznesin e vogël.

Qiraja për 90 metër katror është 1350 euro. Në letra, para noterit është deklaruar ku e ku më pak. Fjala e Ramës se qiradhënësit duhet të pezullojnë qiranë deri në qershor për bizneset, rrëshqet totalisht. Nga kjo shtyrje, Rama ka nxjerrë vendimin pasues, se do t’i kompesojë qiradhënësit me 50% të shumës që merr nga bizneset për qiranë.

Kjo “skemë”, kaq e ndërlikuar, që vazhdon prej vitesh për të shmangur tatimin mbi pronën, ka nxjerrë zbuluar qiradhënësit që shpesh i “kërcënojnë” me çdo formë bizneset, sidomos ato të vegjël.

Ndaj qiradhënësi i dy të rinjve, nuk ka toleruar aspak, duke i kërcënuar për të lënë godinën në të kundërt, pasi nuk pyet për vendimin e qeverisë. Arsyeja është e qartë që pas këtij vendimi ata përfitojnë kompensim qesharak. Qiraxhiu ka deklaruar qira të ulët në shtet, shumica kanë deklaruar tek noteri 10 fish më pak, për t’u taksuar më pak mbi pronën. Prandaj nuk i leverdis asnjë marrëveshje me qiramarrësin.

Dilema: A duhen denoncuar qiradhënësit? Dy të rinjtë as nuk e çojnë në mendje, pasi tanimë ata e paguan qiranë, edhe pse dyqani i tyre është i mbyllur. Ata nuk mund të lënë biznesin, pasi ju duhet të punojnë për të marrë mbrapsh investimin e bërë. Pra, si cdo gje tjeter në këtë kohë koronavirusi, edhe ky “premtim” i kryeministrit është një dështim. Ndërsa njerëzia duhet të mbyllet brenda me dhunë, një ditë do dalim të rrënuar, shpirtërisht, ekonomikisht dhe në dashtë Zoti mirë me shendet. Për këtë rrënim kryeministri duhet të jetë përgjegjës, një ditë, në të kundërtën e para gjë, pas karantinës vlen zemërimi popullor. standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here