Berat,/ Bie në humnerë fuoristrada me pelegrinë, 3 të plagosur në gjendje të rëndë

0
140

humnereNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Novaj të Beratit. Mësohet se një automjet ka rënë nga një humnerë nga një lartësi prej 100 metrash, teksa ishte duke kaluar në një kthesë, e për pasojë janë plagosur tre persona. Përkatësisht, të plagosur kanë ngelur drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari, 53 vjeç, Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi, 17 vjeç, këta të fundit vëllezër Automjeti tip fuoristradë me pelegrinë ishte duke shkuar drejt Kulmakut, në malin e Tomorrit. Ndërkohë, mësohet se të aksidentuarit ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa gjendja e tyre paraqitet kritike dhe po shihet mundësi që të plagosurit të transportohen drejt Spitalit të Traumës. “Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novaj, pak kilometra në afërsi të Kulmakut. Pelegrinët kanë rënë në një lartësi prej 100 metër. Të plagosur janë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit. Dy prej tyre janë vëllezër. Mësohet se gjendja e tyre paraqitet kritike dhe po shihet mundësi që të plagosurit të transportohen drejt Spitalit të Traumës. Ndërsa familjarët kanë denoncuar se në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim. Kjo rrugë vizitohet nga turistet, por nuk është shumë e rrahur si aks. Në 5 ditët e pelegrinazhit kjo rrugë është e mbipopulluar. Vjet ka pasur dy aksidente me viktima.  Çdo vit, në Malin e Tomorrit organizohet pelegrinazh I cili zgjat 5 ditë, në të cilin marrin pjesë qytetarë nga i gjithë vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency