6 arsyet pse dhe lidhjet më të mira përfundojnë!

0
211

lidhjetEdhe pse ende refuzojmë të pranojmë se Jay-Z dhe Beyonce kanë probleme, prap shqetësohemi kur dëgjojmë gjëra të tilla. Edhe pse në dukje kanë një lidhje perfekte, shume çifte të shkëlqyera ndahen, ndërsa 6 arsyet për këtë gjë na i tregon eksperti Lodro Rinzler.

 

Keni vlera të ndryshme

Vetëm për shkak se një çift duket mirë së bashku apo duket sikur kënaqen me praninë e njëri-tjetrit, nuk do të thotë se ata janë ashtu edhe pas dyerve të mbyllura. Nëse një person e vlerëson punën e tij më shumë se lidhjen, apo një person dëshiron të fillojë familje ndërsa tjetri jo, jeni të drejtuar për në rrugë të vështirë. Pasi të përkushtoheni në një marrëdhënie, është më mirë të diskutoni këto gjëra herët në fillim që të siguroheni se keni të njejtat vlera.

 

Shfaqet një formë e re e stresit

Nëse dëshironi të jeni në një lidhje me dikë, duhet të pranoni të qëndroni afër edhe kur gjërat nuk janë të këndshme. Edhepse një çift ka qenë së bashku për vite dhe ka kaluar nëpër testime të marrëdhënies së tyre- vdes prindi apo humb punën- një formë e re e stresit shfaqet dhe papritur njëri person nuk mund të qëndrojë më me tjetrin. Shenjë e një marrëdhënie të mirë është kur qëndroni krah-për-krah, sidomos kur shfaqen vështirësitë. Sa më hapur që komunikoni në këto periudha, aq më të sigurtë do e bëni rrugëtimin tuaj në situata të pavolitshme.

 

Jeni në pika të ndryshme të jetës

Lidhjet janë të mira dhe ju e trajtoni njëri-tjetrin aq mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë se jeni duke kaluar nëpër të njejtat gjëra. Nëse jeni në pika të ndryshme të jetës keni nevojë të komunikoni në lidhje me këtë dhe të siguroheni se mund të bëni disa kompromise. Shembull, në qoftë se ai është pak më i vjetër dhe dëshiron të martoheni ndërsa ju jeni duke e përgatitur dokumentacionin që të aplikoni në fakultet, nëse nuk gjeni kompromis atëherë mund të ndaheni.

 

Mungesa e besimit

Nga: marieclaire.com

Mungesa e besimit është vrasësi më i madh i lidhjeve. Nëse ndokush tradhëton tjetrin, mund t’i kushtojë vite të mosbesimit. Është vështirë që të harrohet ajo shuplakë e tmerrshme, edhe në qoftë se i mbyllni sytë do të frigoheni se mos përsëri do të lëndoheni ashtu. Ndonjëherë ndjeheni se është më mirë të ndaheni, riparimi i besimit është një gjë që kërkon mund dhe komunikim nga të dy palët.

 

Keni stile të ndryshme të jetesës

Njëri prej jush del çdo natë të javës ndwrsa tjetri qëndron në shtëpi, njëri shpenzon të holla ndërsa tjetri është koprac. Edhepse kënaqeni në shoqërinë e njëri tjetrit nuk mund të kaloni tërë kohën bashkë. Duhet ta rregulloni se si e kaloni kohën, sa energji dhe para harxhoni etj. Nëse keni stil të jetësës shumë të ndryshëm, është mirë që të diskutoni hapur që të mund të kuptoni njëri-tjetrin dhe të siguroheni se të dy palët do të mbeteni të respektuar.

 

 Nuk është i duhuri

Është i trishtueshëm fakti, që një person të jetë shtrirë afër personit tjetër me të cilin është në marrëdhënie, mirëpo është në dijeni se ai nuk është “i duhuri”. Vetëm se lidhja është e fortë nuk do të thotë se është personi i duhur për ju, dhe zakonisht kur ta kuptoni këtë gjë do t`ju përmbyset e tërë bota juaj. Është më mirë ta dini këtë para se të martoheni apo para se të bëni fëmijë sepse pasi të lidheni shumë, kthimi mbrapa nuk është opsion.

Do të jetë një person që do ju dojë dhe do ju respektojë, që do ju mendojë për “të duhurën”, që me komunikimin e hapur dhe me vullnetin e mirë do ju bëjë të përballoni pakënaqësitë, dhe që shpresojmë se me të do të kaloni vite të lumtura.

 

Tregime të çuditshme seksi, nga mbarë Bota

Kurrë nuk do të besoni se këto mund të ndodhin në ndonjë cep të Botës.

Beijing, Kinë: Pas 14 viteve, qeveria premton se do ta përfundojë ndalesën dhe do të lejojë udhëtarëve HIV – pozitiv të vizitojnë shtetin e tyre.

Tokyo, Japoni: Fetishi i fundit seksual quhet “idoli i lënduar” dhe nënkupton një femër që lidh kokën apo pjesë të tjera të trupit, sikur të jetë e lënduar. Kështu do të jetë më atraktive ndaj meshkujve ?!

Nottingham, Angli: Një trupë dramatike e përbërë nga të mitur, që mendoni të festonin ditëlindjen e një 16 vjeçari, u befasuan kur në vend të klounit u paraqit një striptizer me uniform të forcave të rendit.

Berlin, Gjermani: Pasiqë një 19 vjeçare e rrefuzoi të shkojë me të në shtrat, 78 vjeçari plejboj Rolf Eden, e padit për diskriminim në moshë.

Sidney, Australi: Një kompani ofron orë vallëzimi në shtyllë (shtylla striptizi) për të ri deri në 7 vjeç.

Roma, Itali: Një mësuese e moshuar u përjashtua nga puna pasiqë u mësua se ajo është aktore e njohur e filmave porno.

Singapur: Një burrë paditi një femër me $200,000 dollarë, sepse ajo i dha herpes.

Madrid, Spanjë: Dy animatorë të gazetës u paditën me nga $4400 pasi që e vizatuan princin trashegimtar Felipe duke bërë seks me gruan e tij.

Mombasa, Keni: Turizmi lokal dhe menaxherët e hoteleve konsiderojnë që të diskurajojnë seks-turizmin: gra të moshuara të bardha zgjedhin burra të rinj zezakë për të bërë seks në këmbim të dhuratave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency