Përmbytja në Shkodër Shkodra nën ujë, evakuohen 165 familje rritet niveli i liqenit

0
140

Elton Qyno

Shiu 1

Ministria: Situata është përmirësuar, vetëm 2 mijë hektarë nën ujë

Banorët: Portat u hapën pa paralajmërim, s’na lanë kohë të evakuoheshim

 

Rreth 4 mijë hektarë nën ujë dhe 165 familje të evokuara nga zonat e mbuluara nga uji ka qenë bilanci i 24 orëve të fundit, pas reshjeve të shumta të shiut dhe hapjes së portave të dy hidrocentraleve Vau i Dejës dhe atij të Komanit. Situata është përmirësuar disi që pas orëve të drekës së të premtes, ndërkohë që fshatrat Obot dhe Goricë ka qenë i izoluar tërësisht nga uji, ku në shumë shtëpi niveli i ujit ka mbërritur deri në 50 cm, në ambientet e brendshme. Reshjet e pandërprera gjatë mbrëmjes së të premtes kanë sjellë një rrezik tjetër, duke fryrë shtretërit e lumenjve Kir, Buna, Drin dhe Gjadër, e cila ka rënduar gjendjen. Nisur nga kjo situatë, gjatë 24 orëve është ndjerë një rritje e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës, duke sjellë përmbytjen e disa lagjeve të qytetit. Për pasojë, në Shkodër janë përmbytur 200 ha tokë, në Bahçallëk, Ajasëm, lagjen “Mark Lulaj” dhe “Pedonale”, duke izoluar rreth 60 banesa. Ndërkohë që situata ka qenë tepër e rënduar, në Komunën Guri i Zi, ku janë 800 ha tokë të përmbytura, 20 shtëpi të izoluara në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasapë. Ndërsa në komunën Bërdicë janë përmbytur 500 ha tokë dhe 55 shtëpi janë izoluar. Ndërkohë që janë evakuuar 20 familje në Ajasëm, 55 familje në Bërdicë, 20 familje në Bahçallëk dhe 45 familje në Kuq. Banorët janë shprehur të indinjuar me hapjen e portave, pa paralajmërim, që sipas tyre nuk i ka dhënë kohë për largimin në kohë të orendive shtëpiake

Përmirësohet disi situata

Sipas Ministrisë së Brendshme, situata e përmbytjeve në Shkodër është përmirësuar ndjeshëm, ku uji ka filluar të largohet dhe se nga përmbytja dhe izolimi kanë dalë dhjetëra banesa dhe sipërfaqe toke. Deri në orën 18:00 të mbrëmjes së djeshme Ministria e Brendshme njoftonte se në territorin e rrethit Shkodër sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm dhe mbeten nën ujë rreth 2000 hektarë tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallëkut dhe Ajasëm, komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat. Në qytetin e Shkodrës janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi ku gradualisht uji po largohet. Ndërkohë që janë evakuuar rreth 110 familje të cilat janë akomoduar tek të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, niveli i ujërave po vazhdon të bjerë ndjeshëm. Ndërkohë që, aksi i rrugës nacionale në Harkun e Bërdicës është krejtësisht i kalueshëm dhe se nuk ka asnjë vështirësi në kalimin e këmbësorëve por edhe të automjeteve që qarkullojnë segmentin rrugor Shkodër – Tiranë dhe anasjelltas.

Haxhinasto në Shkodër

Situata e vështirë në zonën e Nënshkodrës, ku nën ujë janë vënë mijëra hektarë tokë, bëri që në vendin e ngjarjes të shkojë ministri i Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto. Ky i fundit bëri një inspektimin në hidrocentralin e Vaut të Dejës, aty ku derdhjet e ujit vijojnë, derdhje këto që sipas banorëve janë bërë shkak i përmbytjes tepër të shpejtë. Haxhinasto nga ambientet e hidrocentralit u shpreh se siguria e digave është në vlera optimale dhe shkarkimet do vazhdojnë deri në stabilizimin e situatës. “Siguria e digave është në një vlerë krejtësisht optimale. Shkarkimet aktualisht janë 800, por kemi parasysh që janë në punë edhe turbinat, janë me kapacitet të plotë, ka edhe 560 metra kub që shkarkohen nga puna e pesë turbinave”, – bëri me dije ministri.

Konvikti

Pjesa më e madhe e familjeve të cilat janë evakuuar janë akomoduar në konviktin e shkollës Industriale dhe një pjesë tjetër pranë të afërmve të tyre. Problem sipas banorëve mbetet zgjidhja e problemit të ushqimit të bagëtive, mjeti i vetëm i ushqimit të banorëve.

Tabela me të dhënat

 

H / C

Kuota max (m)

Kuota aktuale (m)

Prurjet anësore (m)

prurjet ne total (m3/sek))

 

 

 

shkarkime nga agregatet (m3/sek)

Shkarki.anësore (m3/sek)

Shkarkimnë total (m3/sek)

FIERZA

296

289.87

1350

KOMAN

176

173.42

600

350

100

VAU I DEJËS

76

75.54

200

100

1570

 

Mesazhi, bëni kujdes të veçantë

Ambasada Amerikane njofton

qytetarët e saj për përmbytjet

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, të marrin masat e nevojshme dhe të tregohen të kujdesshëm, pasi situata e përmbytjeve në zonën e Shkodrës dhe në disa rrethe të tjera,mund të përkeqësohet. “Ambasada e SHBA-së informon qytetarët amerikanë që shirat e rënë kanë rritur rrjedhat e ujit në lumenjtë e Shqipërisë së Veriut, e cila mund të shkaktojë përmbytje të mëdha në zonë. Raportet e mediave tregojnë se janë hapur portat e digave të hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës për të shkarkuar ujin”, – thuhet në njoftimin zyrtar. Ambasada u bën të ditur qytetarëve të saj se deri më tani nuk janë planifikuar evakuime, por situata mund të ndryshojë për shkak edhe të motit me reshje që pritet të vazhdojë edhe në ditët që vijojnë. Në fund të njoftimit, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të informohen për zhvillimet e fundit dhe të mbajnë dokumentet e tyre të udhëtimit me vete gjithë kohës ose t’i sigurojnë ato në një vend të sigurt, të papërshkueshëm nga uji. Ndërkohë që për çdo situatë të pakëndshme të gjithë qytetarët amerikanë duhet të njoftojnë, menjëherë policinë në numrin 129.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency