Punëtorët sezonalë, nis aplikimi për në Itali

0
157

punet sezonalePlotësimi ka nisur prej ditës së djeshme mund të përpilohen dhe të ruhen online formularët për të thirrur në Itali punonjës sezonalë

 

Prej mëngjesit të ditës së djeshme, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar punonjësit sezonalë të nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në “Gazetën zyrtare”, që parashikohet të ndodhë ditët e ardhshme. Qeveria ka autorizuar gjithsej 30 mijë hyrje. Pesë mijë prej tyre janë rezervuar për punonjës që janë thirrur në Itali si sezonalë për të paktën dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit kanë paraqitur kërkesë autorizimi shumëvjeçar.

Punonjësit

Punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Kush ka qenë në Itali edhe vitin e shkuar, mund të sillet edhe këtë vit, pavarësisht nga kombësia. Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Udhëzimi

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me te dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:

5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:

9) Më pas, ato të punonjësit:

 

10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2012, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) …dhe ku do të strehohet punonjësi

14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:

16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:

17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 14,62 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh

 

Përfundojnë sot aplikimet për punësimin në Itali

Dita e sotme është afati i fundit i aplikimit për një vend pune në Itali. Ministria e Punës bën me dije se numri i aplikimeve është rritur ditët e fundit, gjë që tregon interesin e shqiptarëve për të punuar në Itali. Për të gjithë aplikuesit nga Shqipëria janë vendosur 300 kuota nga ente italiane, kuota që do të shpërndahen në zona të ndryshme. “Ata që do të rezultojnë të përshtatshëm, do të duhet që të paraqiten në një intervistë tekniko-motivuese me entet e autorizuara. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen në rrugë telefonike në numrin e telefonit që do të depozitojnë në momentin e regjistrimit. Gjithashtu, lista e kandidatëve që do të përzgjidhen dhe do të ftohen në intervistën tekniko-motivuese do të publikohet në faqen e internetit të MPÇSSHB (www.mpcs.gov.al) si edhe do të afishohet pranë të gjithë Sporteleve të Migracionit nga data 27 mars 2013, së bashku me kalendarin e intervistave. Ftohen kandidatët të jenë të kontaktueshëm në telefon gjatë ditëve që pasojnë mbylljen e regjistrimeve dhe të kontrollojnë listën në faqen e internetit të MPÇSSHB ose pranë Sportelit të Migracionit më të afërt. Pamundësia për t’u kontaktuar në telefon nuk jep të drejtën e ankimimit, komunikimi zyrtar përfaqësohet nga lista dhe kalendari i publikuar. Lista do të përmbajë emrin e personit të përzgjedhur për intervistë, numrin e regjistrimit të kandidaturës, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet për intervistë”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency