Këlliçi: Rama ndërhyri te drejtuesit e RAI se mendonte se po fliste me Bolinon që i dhuroi tokë

0
39

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe drejtues politik për Tiranën, tha në ‘Open’ se kur të vërtetat shqiptare thuhen në gjuhë të huaj, shqiptarët i validojnë, megjithëse këto të vërteta janë thënë nga opozita shqiptare.

Këlliçi tha se opozita nuk ka ndikim, sikundër përpiqet të mbrohet Edi Rama, në këtë reportazhin e RAI3, pasi ne si opozitë po censurohemi nga mediat shqiptare, jo më t’I imponohemi RAI3.

Ai shtoi se kur mori në telefon Edi Rama drejtuesit e RAI3 ka menduar se po merr Carlo Bolinon, që i ka dhuruar një tokë u do të ndërtohej një shkollë dhe që financohet nga inceneratorët.

Sipas tij, lidhjet e Engjëll Agaçit me Ndraghetan ka vite që fliten në Shqipëri.

Këlliçi tha se me aq informacione sa ka në rrugë informale RAI3 do të transmetojë dy puntata të tjera me skandale të tjera qeveritare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here