Droga, llojet dhe pasojat e përdorimit të saj

0
2254

Në Shqipëri përdoruesit e drogës po rriten me ritme të larta dhe moshat janë shumë të ndryshme. Por edhe pse të gjithë kanë dëgjuar për pasojat e saj, përsëri përdoruesit shtohen çdo ditë e më tepër. Demokracia në Shqipëri solli shumë të mira, por nuk munguan edhe anët negative, siç ishte përhapja e drogës. Lëndët narkotike u shfaqën si një problem që përdoreshin nga pak persona, por më pas ky problem u bë masiv. Sot ata që numërohen si konsumatorë janë në një numër shumë të madh dhe shifrat janë alarmante. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjerë të popullsisë, sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkooli si dhe disa preparate farmaceutike. Trafikimi i drogave është një nga  aktivitetet  ilegale më fitimprurëse të krimit të organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave. Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet kanabis sativa, prodhohet, tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Shqipëria është një ndër vendet me prodhimin më të lartë të lëndëve narkotike në Evropë, dhe njihet si një vend eksportues. Kultivimi vitet e fundit ka qenë një problem shumë i madh dhe ka krijuar shumë dabete në politikë.

 

Përdoruesit e drogave

 

Një numër i saktë të përdoruesve të drogës në Shqipëri nuk ka,  pasi shumica e tyre e përdorin ilegalisht. Por në një studim të kryer para disa kohësh nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me organizma të tjerë kombëtarë, dalin disa statistika të cilat janë të vlefshme ë të matur shkallën e përdoruesve. Sipas Youth Risky Bihevior Survey i cili ka kryer një studim në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregohen shifra të cilat janë pak të larta.  Në këtë studim rezulton se ka përdorues (ose që kanë provuar vetëm një herë) droge. Sipas studimit 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroine dhe 1.6% kishin përdorur kokainë. Me moshën që anketuar duken se shifrat janë shumë të larta pasi të gjithë janë minoren. Kjo tregon se përdorimi drogave fillon që në adoleshence dhe vazhdon për në vitet e tjera të jetës. Sipas studimit të SYRB, kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë shqiptarë numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Ky problem ka vite që është shumë shqetësues por përsëri nuk janë marrë masa për të rregulluar diçka. Për shumë arsye adoleshentet janë të ekspozuar nga drogat dhe rreth 6-7 për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. Rreth 7-9 përqind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave. Por disa nga nxënësit e shkollave janë  edhe vet shpërndarës droge nëpër shkolla, gjë që ndikon në rritjen e numrit të lartë të përdoruesve.  Vihet re një numër më i madh i përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj, por edhe në fshatra  përdoruesit po shtohen me ritme të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here