Sensibilizimi me profesorin nga Kosova, Monika Kryemadhi ja merr valles me flamujt kuq e zi në dorë

0
140

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa shihet teksa kërcen.

Në valle me flamuj në duar e shoqëron edhe ish-deputetja Floida Kërpaçi.

Videon kryetarja e LSI-së e ka postuar në TikTok.

Ky kërcim vjen si shenjë sensibilizimi me profesorin nga Kosova Lulzim Paci pasi u bullizua për kërcimet e tij me muzikë popullore. Videot e tij të postuara në Tik-Tok u shpërndanë dhjetëra herë, ndërsa një deputete e Vetëvendosjes kërkoi pushimin e tij nga puna.

Por një tjetër rrjedhë morën zhvillimet pas rrëfimit të tij, ku u shfaq i përlotur duke deklaruar se i kishte kërkuar vëllait të mos tregonte se e kishte vëlla, por kushëri për shkak të ofendimeve ndaj tij.

Monika Kryemadhi në videon e publikuar ka vendosur hashtagun e emrit të profesorit Lulzim Paci.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here