Luan Baçi: Shpresoj që Basha mos vendosë kandidatë, do marrin një pakicë votash

0
95

“Shtëpia e Lirisë”, ky është emri nën të cilin do të kandidojnë kandidatët e Komisionit Për Rithemelimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ndërkohë përsa i përket logos që është shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, Luan Baçi tha se flamuri i PD që ka logon e bardhë dhe sfondin e kuq, nuk është logoja që do të mbajë ky koalicion, duke shtuar se një gjë e tillë është falsitet i Lulzim Bashës.

Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se zgjedhjet e 6 marsit janë një test, ndërsa shtoi se Basha po qëndron me këmbëngulje si kryetar i PD për të dëmtuar partinë.

Gazetari: Si do t’i regjistroni kandidatët? A është logo e PD me logon e bardhë dhe fushën e kuqe. A është kjo logo e koalicionit.

Luan Baçi: Jo nuk është logoja e PD, janë falsitete që mund të bëjë Lulzim Basha me të vetët. Ka një koalicion që ka marrë emrin shtëpia e lirisë dhe është thjeshtë dhe vetëm për të bërë të mundur regjistrimin e kandidatit të PD. Lulzim Basha me katër-pesë që ka mbetur e di mirë që një pjesë e partisë e ka braktisur. Basha po qëndron me këmbëngulje për të dëmtuar PD. Mendoj se nuk do ia arrij. Zgjedhjet e 6 marsit janë një test i mirëfilltë ku do të tregojë mbështetjen që ka PD.

I pyetur se si do jetë axhenda e Komisionit të Rithemelemit, nëse nuk merr asnjë bashki në zgjedhje, Baçi me bindje tha se kjo gjë nuk do të ndodhë pasi sipas tij ata do të marrin shumicën e votave në këto zgjedhje

Gazetari: Basha ju ka quajtur pakicë, trekëndësh Bermude, juve së bashku me Metën e  Ramën. Nëse në zgjedhjet e 6 marsit, koalicioni “Shtëpia e Lirisië” nuk do të fitojë asnjë bashki dhe do marrë më pak vota se Basha, si do të jetë axhenda e Komisionit të Rithemelimit? 

Luan Baçi: Nuk ja gjasa dhe nuk mund të ndodh një gjë e tillë. E jap me garanci të plotë se çdo kandidat i vendosur nga Basha, që shpresoj të mos vendosë kandidatë dhe të mos jetë deri në fund kjo lojë e tij. Do marrin një pakicë votash për të ardhur keq, dhe mosparaqitja fare do të jetë vërtetë e vlerësuar, pasi kjo tregon se nuk kuron të dëmtojë PD. Nëse Basha mendonte se mund të kshte një kandidat zyrtar, e kishte derën e hapur ditën e djeshme në primare.

Kush dëmton ai që ka më pak a më shumë vota. Bashkinë e Shkodrës dhe Lushnjes do e marrë PD. Shpresoj që të jetë një bllof i Bashës për të dalë me kandidat sepse do të dalin të turpëruar, dhe pastaj do të duhet të japin dorëheqjen të gjithë se bashku.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here