Drilon/Pogradec, vendi ku bukuria natyrore po shkatërrohet nga “dora e zezë”

0
1296

Nga Aida Topalli

Driloni, vendi ku shumë pushues, vendas dhe të huaj zgjedhin të kalojnë fundjavat. I njohur ndryshe si vendi i mjelmave, Driloni është pjesë e qytetit të Pogradecit, ku së bashku me Tushemishtin, përbejnë një vlerë jo vetëm për qytetin, por për të gjithë vendin, për shkak të bukurive natyrore dhe për faktin se ndodhen bregut të Liqenit të Ohrit. Pikërisht për ajrin e pastër dhe qetësinë që e karakterizon, Driloni ishte vendi ku mbreti Zog dhe ish-diktatori, Enver Hoxha, kalonin fundjavat dhe çdo kohë të lirë të mundshme. Vila e Enver Hoxhës, në Drilon, tashmë është kthyer në një Restorant të këndshëm, Vila Art. Ndërsa përqark janë ngritur kafene e restorante të shumta, rezervate, në të cilët rriten peshq, deri te më të veçantët.

Por, pas asaj bukurie natyrore, fshihet një katastrofë e krijuar nga dora e njeriut. Disa metra nga Vila Art, në brendësi të pyjeve, por jo shumë larg syut të turistëve, kazane plehrash, pemë të prera, mbeturina të hapura përgjatë gjithë pjesës tjetër, e si të ishin ndalur me dorën e njeriut, asnjë mbetje nuk kalonte në pjesën ku kishte vizitorë. Pjesa e “fshehur” e lumit Drilon, e mbushur me fekale e mbeturina.

Si është e mundur, qe i njëjti territor, të  trajtohet në mënyra tërësisht të ndryshme? Pra, e thënë qartë, njëra pjesë tregon bukuritë natyrore, pjesa tjetër tregon shbërjen e këtyre mrekullive, nga dora e njeriut.

A do të jetë më Driloni, vendi i preferuar i shumicës? A ka siguri për ata që e vizitojnë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here