Paradokset në rrugët e Tiranës, aty ku varfëria dhe luksi ndajnë të njëjtat rrugë (Foto)

0
199

n10

Në çdo vend të botës, varfëria dhe luksi jetojnë  të dyja së bashku. Edhe në Shqipëri ky paradoks është i pranishëm dhe në Tiranë është shumë i theksuar. Me anë të fotove do tu tregojmë që kjo situatë është e pranishme në shumë rrugë të Tiranës. Në afërsi të shkollës Partizani në kryeqytet një zotëri çdo ditë kalon në afërsi të kazanëve të plehrave dhe ndalon aty për të gjetur diçka për të ngrënë. Në të ftohtë dhe në shi ky person qëndron çdo ditë me orë me radhë dhe për të gjetur diçka. Por në afërsi të tij parkohen çdo ditë makina luksoze. Vetëm rruga e ndan luksin e makinave  nga varfëria. Në një krah të rrugës ndodhen makinat luksoze dhe në krahun tjetër varfëria e koshave. Si kjo foto në rrugët  e Tiranës mund të kapësh me mijëra, por nga pamundësia për ti futur të gjitha në gazetë, kemi zgjedhur vetëm disa prej tyre.  Varfëria është një problem shumë i madh në Shqipëri, pasi nga papunësia shumë njerëz detyrohen që të mbledhin çfarë të mundin nëpër kosha për të siguruar bukën e gojës. Në rrugë të ndryshme shikon edhe njerëz të cilët me një karrocë të mbushur me mbetje plastike që enden kazan më kazan  për të grumbulluar sa më shumë. Por ka edhe nga ata që kërkojnë që nga koshi të nxjerrin diçka e cila më pas do të jetë edhe vakti i tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here