Reagon ashpër PD: Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin

0
133

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi deklaroi se Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Partia Demokratike ka reaguar ashpër për ngjarjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën miliona euro dhe një person mbeti i vrarë.

Ai theksoi se më tej se “kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.”.


Ja deklarimi i plotë

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE, Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet.

#13Prill

#RamaIk

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here