Habit inxhinieri: Durrësi i rrezikuar edhe pa tërmet. Themelet e ndërtimeve janë mbi ujëra agresiv…

0
192

Ish-kreu i INUK dhe inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa, ka folur për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në “Fax News”, Softa u shpreh se besimi i njerëzve tek objektet ku banojnë është i ulët dhe kjo situatë sipas tij u provua gjatë tërmetit, ku të gjithë vrapuan të dilnin nga banesat, pasi nuk kanë besim tek qëndrueshmëria e banesave.

Sipas tij, Durrësi është i rrezikuar edhe nëse nuk bie tërmet, pasi themelet e ndërtimeve janë ngritur mbi ‘ujëra agresiv’.

Më tej, ai theksoi se firmat dhe lincensat janë dhënë në mënyrë fiktive, dhe se nuk janë vetëm firmat e ndërtimit fajtore.

Ai u shpreh:

Duhet të rikthehet besimi i njerëzve tek shteti dhe specialistët pasi ne pamë që me tërmetin e fundit të gjithë njerëzit dolën nga banesat e tyre në mes të rrugëve pasi nuk kanë besim tek qëndrueshmëria e banesave. Duhet të rikthehet sa më shpejt besimi tek qytetarët në këtë aspekt. Njerëzit paguajnë taksa por nuk u është kthyer në grupe kontrolli që i orientojnë ata nëse duhet të qëndrojnë në banesa apo jo. Ne nuk ishim gati për një situatë të tillë, firmat e ndërtimit duhet të rikthehen tek ndërtimet e tyre. Duhet një çertifikim i objekteve që ata njerëz që rikthehen në objektet e banimit të kenë një dokument zyrtar që i garanton. Ndërtimi duhet marrë seriozisht, do të thotë se çdo punëtorë duhet të merret në bazë të kategorive. Me një futje në sigurimet shoqrore futet direkt në punë dhe se çfarë ndodh aty nuk merr askush përgjegjësi. Edhe sikur të mos binte tërmet, Durrësi rrezikohej, themelet e ndërtimeve janë mbi ujëra agresiv, dhe këtë e kemi thënë vazhdimisht. Të qënurit të strukturës në lagështirë dëmton hekurin dhe pa pasur nevojë për tërmet, bie ndërtesa. Duhet të ketë një platformë të re. Firmat dhe licensat janë dhënë edhe në mënyrë fiktive, nuk është fajtore vetëm firma e ndërtimit. Projektuesit sidomos duhet t’ju rikthehen objekteve, firmat e ndërtimit të shkojnë dhe të mbrojnë objektet që kanë bërë. Edhe grupet e inspektimit duhen mirëkuptuar, duike marrë parasysh edhe atë çfarë u duhet të shikojnë në momente të tilla, por edhe kushteve të punës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here