Nuk ndalet Covid në Kosovë, 4 të vdekur e 1096 raste të reja

0
126

Sërish në Kosovë janë regjistruar shifra të larta infektimesh dhe viktimash.

Gjatë 24 orëve 4 qytetarë nuk mundën t’i mbijetonin luftës me COVID-19, ndërsa 1096 persona kanë rezultuar pozitivë më koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 53 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.109 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Në të gjithë vendin, që nga fillimi  i pandemisë numri total i infektimeve ka shkuar në 115.151, ndërsa nga numri i viktimave 2.280.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 7.854 qytetarë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here