Gramshi pa mjekë specialistë, 6 “pensionistë” mjekojnë qytetarët

0
89

Gjashtë mjekë që duhet të kishin dalë në pension 5 vite më parë kanë mbetur specialistët e fundit në Spitalin e Gramshit.

Ata ofrojnë vetëm disa nga shërbimet e nevojshme për mbi 20 mijë banorët e Bashkisë.

“Duke qenë se janë mjekë në fushat e kirurgjisë, stomatologjisë, pediatrisë këta mjekë e ushtrojnë momentalisht funksionin e tyre në  spitalin pranë drejtorisë së shërbimit spitalor në Gramsh.”

Për shërbimet që spitali lokal nuk i mundëson, banorët e Gramshit duhet të udhëtojnë të paktën deri në Elbasan.

Për ta do të thotë kosto e shtuar, por edhe rrezik për jetën.

“Patjetër që ka probleme shëndetësore, të gjitha rrethet me këtë spital.”

“Patjetër që është shqetësim, por zakonisht e kemi zgjidhur këto në Elbasan.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here