Shkullaku: Qeveria njësh me krimin, nuk mund të rrëzohet me votë

0
32

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka diskutuar në lidhje me dosjen e fundit të përgjimeve SKY EÇ dhe EnchroChat, ku kanë dalë emra të njohur të politikës dhe krimit në Shqipëri.

Sipas tij, kupola e rilindjes është e lidhur me kupolën më të rrezikshme të krimit në Shqipëri. Shkullaku tha se janë policë, drejtues të lartë policie, prokurorë, politikanë, ministra të tjerë që janë në lidhje të ngushtë me krimin e organizuar në vend.

Shkullaku deklaroi më tej se e vetmja mënyrë për të sjellë ndrysshimin është rezistenca pasi me anë të votës kjo gjë nuk mund të arrihet.

‘Për mua kjo është e rëndësishme për të kuptuar, që sa e vështirë dhe e pamundur është që të ndryshosh me votë, një regjim i cili nuk është thjeshtë një regjim që kontrollon pushtetet legale në Shqipëri, si gjykata, drejtësia, mediat etj., por që është në ndërveprim me krimin.

Sa do të fortë të ketë opozita, sa do të fortë të ketë media, nuk i bën dot ballë një fuqie të tillë. Një fuqie të tillë nuk i bën dot ballë as SPAK dhe as policia.

Një dosje e tillë, nëse hetime të tilla do të ishin publikuar në Gjermani, Francë apo ku të doni ju, praktikisht titulli do të ishte ‘shteti ka rënë’.

Janë policë, drejtues të lartë policie, prokurorë, politikanë, ministra të tjerë që janë në lidhje të ngushtë me krimin.

Treçereku i atyre personave kanë marrë benefite direkte nga pushteti politik. Hotele, toka, prona, licenca, leje ndërtimi gjithçka.

Si do të luftosh me këta? Duke pasur një vizion më të mirë për Shqipërinë 2030, duke sjellë ca intelektual me jaka të bardha që kanë studiuar në perëndim, për të treguar se opozita po ndryshon.

E vetmja mënyrë mendoj unë, është vetëm rezistenca.

Nëse ne mendojmë se kupola e rilindjes që është e lidhur me kupolën më të rrezikshme të krimit në Shqipëri, do të rrëzohet me alternativë, më fal, por unë nuk e fus veten tek budallenjtë’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here