E rëndë në Greqi! Një 19-vjeçar plagos drejtorin e shkollës dhe një nxënës me thikë dhe çekiç

0
129

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kypseli të Athinës. Mediat fqinje raportojnë se një 19-vjeçar gjeorgjian ka hyrë në një shkollë të mesme dhe duke tundur një çekiç dhe një thikë në dorë, ka plagosur një nxënës nigerian si dhe drejtorin e shkollës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria. Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.

Në vendngjarje ka shkuar policia ndërkohë që autori është arrestuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here