Pas Shqipërisë, pluhuri afrikan ka mbuluar disa zona të vendit fqinj Greqisë, duke u kthyer në një shqetësim për banorët. Meteorologët rekomandojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa theksojnë se ky fenomen pritet të largohet gradualisht nga e mërkura.
Situata është e vështirë edhe në zonat e Ilis, me pluhurin afrikan që ka “fshehur” qiellin, siç shihet edhe nga pamjet në portin e Katakolos, në plazhin e Karoutës dhe në zonën e Zaharos.