Njeriu që ka vdekur dy herë

0
140

aksident me motoçikletë,Një burrë që ka vdekur dy herë, njëherë nga një aksident me motoçikletë, herën tjetër nga një overdozë analgjezikësh u përgjigjet pyetjeve rreth eksperiencës së tij. Jemi po aq të mahnitur për vdekjen, sa jemi për jetën. A jetojmë ne në mënyrë metafizike? A përetojmë diçka të ngjashme me atë që e quajmë “vetëdije”? Vdekja është thjesht një term i shpikur nga njerëzit. Për disa, një fillim e për disa të tjerë, një fund. Për shumë njerëz, thjesht një gjendje finale, kur barnat nuk bëjnë më efekt. Vetëdija është diçka që, as shkenca, as filozofia nuk mund ta përkufizojë saktësisht dhe kërkon përjetim nga qenia njerëzore. Ndaj, ndoshta dikush që ka përjetuar një kohë të shkurtër gjatë një vdekjeje klinike, mund të na ofrojë insajtin më të mirë për jetën e pasvdekjes. Një burrë që ka vdekur dy herë, për rreth dy minuta, njëherë nga një aksident me motoçikletë, herën tjetër nga një overdozë analgjezikësh ka dhënë një dëshmi në “Reddit”, ku u është përgjigjur pyetjeve rreth eksperiencës së tij. Mbi sensacionin e vdekjes… “Nuk e kisha idenë, ishte thjesht një boshllëk i zi. Pa mendime, pa vetëdije, asgjë. Të dyja herët, thjesht nuk isha ‘aty’. Ishte gjithçka e zezë. Do ta përshkruaja si gjendje dremitjeje. Një dremitje e shkurtër, pa ëndërrim, ti zgjdhesh dhe ndjen sikur ke fjetur për një kohë të gjatë, kur, në realitet, kanë qenë vetëm 15 minuta. E vetmja arsye që di është se mjekët ishin të detyruar ta ndanin informacionin me mua. Pra, ti kishe vdekur për dy minuta, hahaha. Ndaj, nëse mjekët nuk do të më thoshin gjë, thjesht do të mendoja se kisha dremitur”.

 

Rrëfimi

A përjetoi vërtet “boshllëkun e zi”, apo kjo ishte mënyra sesi kujtesa e tij e mbushi boshllëkun? “Definitivisht, nuk kisha thjesht një boshllëk. Më tepër, si një dremitje pa ëndrra. Ti nuk zgjohesh dhe nuk ndien se koha ka ikur. E di se ke qenë në gjumë për pak. Në të njëjtën kohë, nuk mund ta mbash mend nëse ke përjetuar ndonjë gjë, nëse nuk ke parë ndonjë ëndërr. Pra, po dhe jo. Unë përjetova diçka dhe kjo diçka ishte asgjë”. Mbi sensacionin e të qenit i vdekur… “Hera e parë ishte menjëherë pas aksidentit dhe gjëja e vetme në mendjen time ishte ‘oh, dreq’. Herën e dytë, nuk e kisha idenë. Ndieja dhimbje dhe papritmas, nuk kishte më asgjë, thjesht, nuk kishte jetë. Pastaj u zgjova dhe ndjeva sërish dhimbje”. A prodhuan të dyja shkaqet vdekjes eksperienca të ndryshme? “Të dyja eksperiencat ishin saktësisht të njëjtat. Dallimi i vetëm është se në aksidentin e parë, më kujtohen sekondat para vdekjes më qartë. Herën e dytë, ndieja aq shumë dhimbje, sa nuk isha shumë i vetëdijshëm për rrethanat, nëse e keni parasysh përse e kam fjalën.” Mbi raportimet e njerëzve të tjerë për eksperiencat pranë vdekjes (near‐death) “Mendoj se në rastin e tyre, mendjet e tyre ishin ende aktive. Ajo që kanë përjetuar ata ka qenë një lloj ëndrre”. Mbi rrëfimin e të tjerëve për vdekjen e tij… “Epo, reagimi im i parë ishte ‘oh, kjo është e habitshme’. Tani, mund t’u them miqve të mi se kam vdekur dhe jam kthyer pas etj etj. Kur u ktheva në realitet, kuptova sesa serioze ishte situata ime. Definitivisht, tani kam më pak frikë. Tani e di se vdekja nuk është më e keqe se gjumi. Kur vdes, thjesht ndalon së ekzistuari. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.” Mbi besimin dhe jetën e përtejme… “Kam qenë gjithmonë një ateist, por gjithmonë kam pasur një pjesë të vetes, që shpresonte se kishte një Zot, ose një Parajsë, apo diçka më të madhe se ne. Dua të them, kush nuk do ta donte këtë? Tani, jam ende një ateist dhe e di se nuk ka diçka të tillë si Zoti apo Parajsa. Të paktën, jo për mua. Arsyetimi im është se nuk ka Zot. Jam ateist dhe kështu do të mbetem gjithmonë. Mirëpo besoj se besimi yt është i yti. E vetmja gjë që mund të ndajmë janë eksperiencat tona dhe t’i lëmë njerëzit ta ndajnë vetë mendjen. Njerëzit nuk duhet t’ua imponojnë mendimet e tyre të tjerëve.” Në afrimin me jetën pas vdekjes… “Gjithçka që dua të arrij në jetë është të kaloj mirë dhe t’ua përmirësoj jetën njerëzve sa më tepër të mundem. Nuk do të ketë më vlerë asnjë arritje personale pasi të kem vdekur dhe e vetmja gjë që do të jetojë pas vdekjes sime do të jetë ndikimi te njerëzit që do të jenë ende gjallë. Dhe shpresoj se ndikimi im do të jetë pozitiv. Për ta përmbledhur… “Vdekja është vdekje. Kur vdes, kaq është, merr fund!”

 

 UFO-t, në tokë që nga lufta e parë botërore

Nigel Watson është autori i librit që flet për UFO‐t Gjëra të frikshme dhe të çuditshme që trembën pilotët luftarakë, patrullonin qiellin mbi fushëbetejat e Francës. Kjo deklaratë shokuese është shkëputur nga një libër i ri që flet për Luftën e Parë Botërore, dhe raportimin e civilëve që kishin parë një varg fenomenesh paranormale, që historianët dhe ekspertët e UFO‐ve nuk arrijnë t’u japin shpjegim. Nigel Watson është autori i librit që flet për UFO‐t. Piloti më i famshëm i Luftës së Parë Botërore ishte gjermani Manfred Freiherr von Richthofen, i njohur më mirë si Baroni i Kuq. Ky pilot raportohet të ketë parë një UFO që dukej si një disk argjendi me drita portokalli, gjatë një misioni në mëngjes herët në qiellin blu të qartë. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë në pranverën e vitit 1917. “Ne ishim të tmerruar, sepse kurrë nuk kishim parë një gjë si ai më parë. Baroni hapi menjëherë zjarr dhe gjëja u rrëzua si një shkëmb në pyll”. Dy nga banorët e atij objekti i mbijetuan rrëzimit dhe ikën nëpër pyll. Ëaitzrick dhe skuadra e tij, fillimisht menduan UFO‐ja ishte një avion sekret amerikan, derisa ai lexoi raportin lidhur me disqet fluturuese dhe pastaj nuk kishte asnjë dyshim se çfarë ishte ajo që kishte parë. Ai nuk e bëri publike historinë deri 80 vjet pas ngjarjes, kur ai ishte 105 vjet i moshuar dhe shkrimi u shfaq në “Weekly World News” në gusht të 1999‐s. Megjithatë, historianët kanë vënë në pikëpyetje këtë rrëfim, duke theksuar se aeroplanët fluturues nuk ishin vënë në shërbim të operacionit deri në gusht të 1917‐s.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency