Dy mitet e veçanta për krijimin e njerëzimit

0
628

Miti nga fisi Afrikan Yao

fisi Afrikan Yao2Kjo eshte nga fisi Afrikan Yao, qe jetojne ne brigjet e liqenit Nyasa ne veri te Mozambikut. Ne fillim nuk kishte njerez, vetem Mulungu dhe kafshet e botes. Nje dite Chameleon po peshkonte dhe ne rrjete i rane dy krijesa qe si kishte pare kurre. I solli ne shtepi tek Mulungu (i ati) dhe i thote: ‐Mulungu, shiko ca solla. ‐Hiqi nga rrjeta‐, tha Mulungu ‐ dhe vendosi ne toke se do rriten. Dhe Chameleon i vuri ne toke dhe mashkulli dhe femra u rriten dhe u bene sa jane sot. Te gjithe kafshet shikonin se ca do bente njeriu. Dhe njeriu krijoi zjarrin duke ferkuar dy shkopinj bashke. Zjarri u shpernda ne shkurre dhe dogji pyllin. Kafshet vrapuan ti iknin zjarrit. Njerezit pastaj moren demat dhe i vrane dhe i poqen ne zjarr dhe i hengren. Te nesermen bene te njejten gje. ‐Ato po djegin gjithcka‐ tha Mulungu‐ po vrasin te gjitha krijesat. Dhe kafshet vrapuan dhe u larguan sa munden nga njeriu. ‐Une do iki‐ tha Mulungu i cili thirri Merimangen. Merimanga i ndertoi nje fije te gjate me te cilen Mulungu dhe Chameleon u ngjiten ne qiell per te jetuar. Keshtu Zotat iken nga toka nga njeriu i keq. ps. Njerezit e Yao besojne se e kane prejardhjen nga uji (sic tregon edhe miti). Miti reflekton gjykimin e tyre mbi karakterin e njeriut si shkaterrimtar duke e pare nga syri i krijuesit.

 

Miti gjate dinastise se Babilonise

Nje tjeter mit, marre nga “Enuma Elish” qe eshte nje nga tekstet me te famshme te kohes antike te Babilonise. Pretendohet qe te jete shkruajtur rreth viteve 2057‐1758 Para lindjes te Krishtit, gjate dinastise te pare te babilonise. Kur nuk kishte qiell, as toke, as lartesi, as thellesi, as emra Apsu (Zoti i Ujit/Oqeani) ishte vetem. Ishte edhe Tiamat (Ujrat fillestare/ i embel). dhe nuk kishte zoter. Atehere e embla dhe e tharta (Tiamat dhe Apsu) u bashkuan, dhe nga ky bashkim linden Zotat. Anshar dhe Kishar (horizontet e qiellit dhe tokes) linden. Gjithashtu lindi Anu (Zoti i qiellit) dhe Ea (Toka, simbol i diturise gjithashtu). Pas krijimit te Zotave, filloi rebelimi. Ato grindeshin me njeri tjetrin dhe benin rremuje ne barkun e Tiamat. Apsu u mundua ti urdheronte por ato nuk degjonin dhe zhurma vazhdonte. Nga halli Apsu shkoi te konsultohej me Mummu (rete). Apsu (babai i Zotave) i tha: ‐ I dashur keshilltar, hajde me mua tek Tiamat. Dua te ulemi dhe te diskutojme per Zotat e rinj te sjellja e te cileve me revolton shume. Une mendoj ti vrasim te gjithe. Ne kete menyre do te mund te kemi qetesi perseri dhe te flejme te qete. Tiamat(Nena e zotave) u pergjigj: ‐Pse duhet te shkaterrojme femijet qe krijuam? Nese sjellja e tyre eshte e keqe le te presim pak. Mumu keshilloi Apsu: ‐Baba, shkaterroji te gjith. Eshte e vetmja menyre qe te kesh qetesi dites dhe te flesh naten. Apsu u gezua dhe perqafoi Mumu. Pastaj shkoi dhe i tha femijeve cili ishte fati qe i priste. Ato u tmerruan dhe nuk dinin si te vepronin. Ea, Zoti nga i cili vjen mencuria beri nje plan. Tiamat nuk ishte dakort qe te vriteshin femijet dhe u terhoq. Ne kete kohe Ea foli fjalet qe ulen ujrat dhe qetesoi Apsu i cili nga fjalet e tij ra ne gjume te thelle. Pasi Apsu fjeti Ea e lidhi dhe e masakroi (te jatin), ndersa Mumu’n e hodhi larg. Ea mori kuroren e Apsu dhe gjithcka ra ne qetesi. Ai vuri rregull mbi “universin” dhe jetoi i qete me gruan e tij Damkina. Damkina dhe Ea krijuan nje femije. Emri i tij ishte Marduk ( i cili u be ne zemren e Apsu). Trupi i tij ishte shume i bukur; kur ai ngre syte drita te medha ndriconin; ai ishte kryetar qe ne fillim. Ai kishte kater sy qe shikimi i tij te mos kishte limit. Kater veshe qe te degjonte gjithcka, kur ai levizte buzet nje gjuhe e flake shperthente.Ishte zoti me i gjate dhe shume me i forte se te gjithe. Ea ishte shume krenar dhe gjithmone i thoshte: ‐ Djali im, djali i diellit, dielli i qiellit. Por Zotat nuk ishin te kenaqur.

 

 Tri misteret e mëdha

 Anija fantazmë “Mary Celeste”

Anija tregtare “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku më 7 nëntor, 1872 drejtuar për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë. Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur. Spekulimet të shumta janë ngritur përgjatë 140 viteve për arsyet e braktisjes së anijes. Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste‐s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

 

A ekzistonin me të vërtetë “Këmbëmëdhenjtë”?

Për gjigandët e atëhershëm, bishat e mëdha të ngjashme me njeriun, është folur në shumë kontinente për shekuj. Në malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerëzit e dëborës’. Në Amerikën e Veriut janë raportuar si ‘Këmbëmëdhenjtë’. Në Rusi quhen ‘almasty’. Një tipar i përbashkët përsa i përket raportimeve moderne për to është se shumica e fotove janë të turbullta kurse videot me kualitet të dobët. Ekzaminimet serioze shpesh të çojnë në konkluzione identitetesh të gabuara. Por vitin e kaluar, një gjenetist anglez tha se mostrat e flokëve të tyre kishin ngjashmëri me arin antik polar.

 

 A është përbindëshi Loch Ness një krijesë e vërtetë?

Hera e parë që u përfol për përbindëshin Loch Ness të Skocisë, ishte në vitin 1871 kur një krijesë misterioze u pa të notonte në këtë liqen (Ness). Për këtë përbindësh është hapur një faqe zyrtare online e cila shërben për të tërhequr turistët në këtë zonë. Dhjetëra njerëz thonë se e kanë parë këtë përbindësh, më i fundit ishte në vitin 2011 kur Xhorxh Eduards raportoi se kishte parë kurrizin e këtij përbindëshi tek lëvizte ngadalë në liqen. Një ekip hulumtuesish amerikanë përdorën një nëndetëse për të eksploruar në fund të liqenit. E vetmja gjë që zbuluan ishin mijëra topash golfi brenda në ujë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency