Kreu i komanduar i SHISH, Helidon Bendo ka pasur një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Markun paraditen e sotme.
Takimi mes Bendos dhe Markut është zhvilluar me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshme dhe mendohet se lajtmotiv ka qwnë bashkëpunimi në lidhje me informacionet që këto dy institucione shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Para takimit me Bendon, Kryeprokurorja e sapozgjedhur Arta Marku takoi edhe ambasadoren gjermane, Susanne Schütz.
Helidon Bendo u vendos në krye të SHISH rreth dy muaj më parë me propozimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Arta Marku u votuat në parlament këtë dhjetor si kryeprokurore e Përkohshme me votat e socialistëve dhe kundërshtimin e fortë të opozitës, që e cilësojnë zgjedhjen e saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme antikushtetuese.