Kërcënimi, do të vras e të pjek në tepsi pesëqindëshe

0
157

Elton Qyno

Artur Mema, kërcënon ish-të dashurën S.T. “Kam për të ndyrë varrin tënd në varreza.

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe e dënon me 1 vit burg Memën. Përndiqte ish-të dashurën

 

Gjykata-e-Tiranes_9_9“Vetëm mos tia gjej rastin se kam për ta vrarë vajzën, do ta sjellë në shtëpi me tepsi peqëqindëshe”. Ky është vetëm njëri nga kërcënimet e shumtë, që shtetësja me inicialet S.T, së bashku me motrën dhe nënën e saj kanë marrë herë pas herë nga ish-i dashuri i saj Artur Mema. Ky i fundit, dy vite më parë ka pasur një histori dashurie me S.T, por për shkak të dhunës fizike që ushtronte dhe konsumimit të herë pas herë të alkoolit, e reja ka vendosur të ndahet nga ish-i dashuri për të shpëtuar nga mankthi i keqtrajtimit. Mirëpo pavarëisht se kishte marrë vendimin, sërisht S.T dhe familja e saj janë ndjerë të rrezikuara për jetën e tyre,pasi Artur Mema, qëndronte vazhdimisht poshtë pallatit dhe e përndiqte, duke e kërcënuar seriozisht për jetën dhe lëshuar drejt ish-të dashurës, fjalë ofenduese të rënda. E ndodhur e pasigurtë në rrugë por edhe në ambjentet e banesës së saj, S.T, ka denoncuar rastin në prokurori dhe se pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Artur Mema për akuzën e “Përndjekjes”, dhe se këtë kohë Mema do e shlyejë duke qëndruar në kontakt me shërbimin e provës në Tiranë.

“Do të ndyej varrin”

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës S.T me Arturin është njohur që nga viti 2009 midis tyre ka pasur marrdhënie deshurie deri nga prilli i vitit 2010. Më pas janë ndarë, shkak ka qënë sjellja e Arturit pasi ai ishte xheloz, pinte dhe e keqtrajtonte. Këto veprime kanë vazhduar edhe pasi janë ndarë. Arturi e ndiqte nga pas kudo që ajo shkonte, në punë, në shkollë, në shtepi,i dergonte sms në telefon etj. Për këtë shkak ajo ka pas kërkuar urdhër mbrojtje në gjykate, si dhe ka bërë kallzim për keq perdorim të thirrjeve telefonike. Por Arturi ka vazhduar përsëri ta ndjekë dhe persekutojë duke i krijuar gjëndje frike, ankthi etj. Në vazhdim edhe pas dhënies së vendimit të dënimit nga gjykata me 600 mijë lekë gjobë për kallzimin e bërë për keq perdorimin e thirrjeve telefonike i pandehuri e ka shqetësuar atë në vazhdim duke i qëndruar para shtëpisë, duke i thënë: “do të vras, tek varri jot do të bëj veprime të ulta”,i ka thënë nënës së saj se:”do ta vras gocën do e bej copa-copa do ta sjell në tepsi pesëqindshe“  ndërsa asaj i ka thënë : “gjobën do ta paguash ti”. I pandehuri e ndiqte nga pas kur ajo ulej në kafe me të motrën, duke i thënë fjalë kërcënuese.

“Do të çoj te babai”

Në një rast tregon e dëmtuara, i pandehuri e ka qelluar me grusht tek veshkat dhe i ka thënë që nuk iki nga kjo botë pa të vënë ty përpara dhe do të dërgoj me duart e mia tek babai i saj, në kuptimin, thotë ajo, që do të dërgoj në varreza pasi babai i saj nuk jeton më. Gjithashtu përpara rreth 3 muajsh nga paraqitja e kallzimit, ka njoftuar e dëmtuara,pasi Gjykata e kishte dënuar me gjobë të pandehurin Artur Mema për nenit 275 të K.Penal, në kohën që ajo po rrinte tek ballkoni i shtëpisë së saj,ka shkuar i pandehuri i cili i ka thënë “që e ke marrë vesh se më kanë dënuar me gjobë dhe lekët e kësaj gjobe do ti paguash ti” pastaj ka vazhduar duke i thënë se “ke për të parë ti se ç’kam për të bërë vetëm po s’të gjëta vetëm“ si dhe e ka fyer me fjalë ofenduese si “moj legene, moj kurvë, moj baxhelle” etj. Në këtë kohë thotë e dëmtuara ka dalë në ballkon nëna e saj, dëshmitarja Xhemile Tafa, e cila i ka kërkuar të pandehurit që të largohej sepse nuk kishte punë me vajzën e saj, por i pandehuri i është përgjigjur duke e kërcënuar e thënë se “Mos u mërzit se vetëm po se gjeta vetëm në ndonjë cep se do ta vras dhe do ta sjellë në tavë pesëqindëshe në shtëpi”.

3 muaj

Tre muajsh nga paraqitja e kallzimit, ka njoftuar e dëmtuara,pasi Gjykata e kishte dënuar me gjobë të pandehurin Artur Mema për nenit 275 të K.Penal, në kohën që ajo po rrinte tek ballkoni i shtëpisë së saj,ka shkuar i pandehuri i cili i ka thënë “që e ke marrë vesh se më kanë dënuar me gjobë dhe lekët e kësaj gjobe do ti paguash ti”

 

Bajram Jashari, u dhunua në zonën e Lamias

Mediat greke publikojnë videon, ku neonazisti grek keqtrajton shqiptarin

Shqiptari 20-vjeçar Bajram Jashari që u dhunua në Lamia dy ditë më parë nga një 35 vjeçar ka gjetur mbështetjen e mediave greke, të cilat kanë publikuar një video demaskuese për personin që e ka goditur atë. 35-vjeçari grek është një mbështetës i partisë “Agimi i Artë”, ndryshe nga çfarë ai ka deklaruar në polici pas arrestimit. 35-vjeçari grek është kapur nga një kamera teksa qëndronte jashtë zyrave të “Agimit të Artë” dhe është pikërisht personi me xhupin blu dhe me kapele. Dega e “Agimit të Artë” në Lamia është detyruar të bëjë një deklaratë për shtyp ku të distancohet nga sulmi që 35-vjeçari grek bëri të enjten në qendër të Lamias ndaj të riut shqiptar. Në të thuhej se “ne mohojmë kategorikisht çdo përfshirje me një incident që ka ndodhur qindra metra larg zyrave tona.” Kur dhunuesi u pyet jashtë gjykatës nga gazetarët nëse është anëtar i “Agimit të Artë”, ai e mohoi me forcë dhe tha se ndodhej aty vetëm për t’iu larguar miqve të shqiptarit që më ndiqnin nga pas. Por video tregon se 35-vjeçari ndodhej ndodhej në mesin e ekstremistëve një natë para se të ndodhte sulmi e pikërisht në një kohë kur ata përdornin fyerje e kërcënimeve ndaj antifashistëve  që  po protestonin  për vrasjen e këngëtarit Pavlos Fyssas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency