Pengmarja në Angli,arrestohet në Tiranë, bashkëpuntori i autorëve

0
169

Elton Qyno

Zbardhet skema, e gjobës 300 milion lekë ndaj emigrantit në Angli. Dy shqiptarë e morrën peng

Aleks Lila, kapet në mesnatë gjatë operacionit të koduar “Kordinimi”. Dy persona janë në verifikim

 

pengmarrje-300x187Një pengmarje që ka nisur në Angli, ka përfunduar me arrestimin e një shtetasi nga Fieri në mesnatën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që dy persona të tjerë po verifikohen nëse kanë pasur lidhje apo jo me këtë ngjarje. Aleks Lala është kapur nga Grupi i Operacioneve Speciale, rreth orës 00:30 pranë një pallati, teksa dyshohet se ka shkuar për të kërkuar një qytetari shumën prej 300 milion lekë të vjetra. Personi ku do të merrej shuma e parave, ishte në fakt vëllai i një shtetasi nga Fieri, ku ky i fundit prej vitesh jeton si emigrant i rregullt në Angli. Ky person, sipas burimeve të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është marrë peng dy javë më parë në Angli, ku si autorë kanë qënë dy shtetas shqiptare. Gjatë ditëve të mbajtjes peng, dy pengmarësit kanë detyruar pengun që të flasë me familjarët e tij në Shqipëri dhe Angli, që të dorëzojnë shumën prej 300 milion lekë të vjetra, pasi në të kundërt jeta e tij ishte në rrëzik. Për të marrë kontakte në Shqipëri, autorët e kësaj pengmarje kishin arritur të mbanin lidhje me shtetasin Aleks Lala, duke e orientuar këtë të fundit, rreth veprimeve që duhet të bënte, me qëllim marjen e parave tek banesa e vëllait të personit që ishte marrë peng në Angli.

Skema e gjobëvënies

Gjithçka është kryer në telefon pasi për shkak të largësisë autorët nuk kishin mundësi të takoheshin njëri me tjetrin. Kështu Aleks Lala, mbante kontakte të vazhdueshme me dy bashkëpuntorët e tjerë që mbanin peng emigrantin shqiptar. Pikërisht këta, i kanë dhënë adresën e banimit dhe numrat e telefonit të vëllait të pengut, që banon në Tiranë. Pas sigurimit të numrave të kontaktit shtetasi Aleks Lala, ka vendosur të komunikojë herë pas here me vëllain e pengut në Angli, duke negociuar për dorëzimin e parave. Mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë. Nga ana tjetër në Angli, persona të tjerë janë aktivizuar për dorëzimin e lëkëve dhe lirimin e pengut, që mbahej prej rreth dy javësh. Në dijeni të kësaj pengmarje sipas burimeve të policisë është vënë dhe policia Angleze, e cila siç mësohet nëpërmjet metodave speciale ktë hetimit, ka arritur të arrestojë dy personat shqiptarë dhe lirojë pengun. Ky i fundit mendohet se është torturuar gjatë ditëve të qëndrimit me pengmarësit, ndërkohë që gjatë pyetjes së tij ka dalë dhe skema se si do të merreshin lekët tek vëllai i tij me banim në Shqipëri, por edhe në Angli. Për të marrë shumën financiare në Shqipëri ishte gjetur si zgjidhje, ndërhyrja e shtetasit Aleks Lala.

Hetimet

Veprimet hetimore kanë treguar se dy pengmarësit nga Anglia kanë pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Aleks Lala në Shqipëri. Për të siguruar arrestimin e tij, është kërkuar kordinimi i hetimeve me autoritet Shqiptare, ku një oficer kontakti ka marrë takime me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit. Pasi janë vënë në dijeni të rastit në lëvizje janë vënë të gjitha strukturat duke marrë takim dhe me vëllain e emigrantit të marrë peng në Angli. Ai ka deklaruar se ka folur në telefon me një person, por që në fakt asnjëherë nuk e ka takuar dhe se nuk është në gjëdje ta njohë. Personi i ka vënë në dispozicion të policisë numrin e telefonit dhe disa prej mesazheve kërcënuese që kishte marrë nga shtetasi Aleks Lala. Pas këtyre veprimeve është arritur të lokalizohet vendodhja e tij, duke bërë që Grupi i Operacioneve Speciale, ta arrestojë Lalën rreth orës 00:30 të mesntaën në Tiranë. Nuk dihet me saktësi nëse Lala, kishte shkuar për të marrë shumën fiananciare, por burimet tregojnë se ai ishte duke ecur në rrugë dhe se nuk ishte paraqitur për të marrë lekët. Ndalimi i tij është bërë nga strukturat e GOS, pas identifikimit të saktë të tij. I gjithë operacioni është kryer falë kordinimit të mirë me autoritet angleze, dhe për pasojë vetë operacioni morri emrin e koduar “Kordinimi”. Që prej mbrëmjes së të shtunës, Aleks Lila, ndodhet i arrestuar për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Ndërkohë që polcia e Tiranës është duke kryer hetime edhe për identifikimin e dy personave të tjerë që mendohet se kanë pasur lidhje me historinë e gjobëvënies që nisi nga Anglia dhe përfundoi në Shqipëri. Pritët që në ditët në vijim ky rast gjobëvënie të sqarohet plotëisht, pasi në vijim Lala do të dalë në gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

 

Emigranti, u tha policëve se ishte me mision sekret

Pranga në Itali, agjentit të remë shqiptari paraqiti dokument të falsifikuar

I pajisur me një dokument të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka pretenduar të qëndrojë në Itali, edhe pse e kishte të ndaluar që në vitin 2009. Madje, kur është ndaluar nga policia, nuk ka hezituar të tregojë me të madhe se ishte agjent i shërbimit sekret shqiptar. Shqiptari është ndaluar pak ditë më parë nga autoritetet e vendit fqinj, ndërsa ishte i pajisur me një dokument si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i përkiste Agjencisë Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit. Ai u është prezantuar policëve italianë, duke iu thënë se ndodhej aty për një mision sekret. Madje, protagonisti 32-vjeçar nga Shqipëria, i dëbuar njëherë nga territori italian, i cili u ndalua gjatë një kontrolli të patrullave të policisë në një bar ne San Zeno të Treviso, ishte nën shoqërinë e dy bashkëkombasve të tij dhe fillimisht ka nxjerrë një dokument nga portofoli. Por, menjëherë e ka tërhequr pas, duke thënë se nuk mund ta zbulonte identitetin e tij, pasi ishte në mision sekret. “Jemi kolegë, besoj se ju më kuptoni”, u ka thënë 32-vjeçari policeve, duke kërkuar t’u mbushë mendjes se ndodheshin përballë një kolegu. Por, pas verifikimeve, agjentët italianë kanë vërtetuar dyshimet e tyre. Shqiptari, ishte një person me precedentë penalë për shpërndarje droge në Itali, falsifikime dhe drejtim automjetesh pa patentë. Ndërsa ishte dëbuar nga Italia, në vitin 2009, pasi ishte pa leje qëndrimi. Policia gjeti në makinën e tij disa kaçavida dhe mjete të tjera të forta. Për këtë ai u shoqërua në komisariat dhe është vënë në pranga për mbajtje të sendeve të vjedhura, sipas ligjit “Bosi-Fini”. Ndërkohë, autoritetet italiane nuk kanë sqaruar, nëse dokumenti i tij si pjestar i shërbimit sekret shqiptar SHISH, ishte i falsifikuar, apo ai ishte bërë pjesë e tij pas vitit 2009, kohë kur u dëbua nga Italia.

 

Aksidenti tragjik në rruga e kombit

Përplasen katër makina 1 i vdekur, plagosen katër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në hyrje të rrugës së Kombit, pasi një person humbi jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur. Nga burimet policore mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina, ndërsa mes të plagosurve dy janë fëmijë. Makinat e përfshira në aksident janë një fuoristradë “KIA” me targa VE 005VL drejtuar nga shtetasi Dragoi Alvado, 49 vjeç, banues në Maqedoni, një autoveturë “Benz” me targa AA 703 AD drejtuar nga shtetasi Ndue Çupi, 45 vjeç, banues në Fushë Milot-Kurbin, si edhe një makinë “Fiat” Punto me targa AA 849 DU, drejtuar nga shtetasi Bashkim Ramaj, 45 vjeç, banues ne Maurras-Kurbin dhe një autoveturë “Benz”me targa AA 707 EN, drejtuar nga shtetasi Azis Koçeku, vjeç 35, banues në Gurrëz-Kurbin. Nga përplasja ka gjetur vdekjen shtetasi Bashkim Ramaj, ndërsa janë plagosur Vera Ramaj, 35 vjeç, Nina Ramaj, 19 vjeçe, M. R., 5 vjeçe dhe D. R., 13 vjeç, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency