Komfirmohet, Ramush Haradinaj nuk do ekstradohet në Serbi

0
247

Isa Mustafa: Ramushi nuk do të ekstradohet në Serbi

 Kryeministri i Kosovës, ka thënë se kreu i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi.

“Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale”.

Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ka bërë thirrje partive opozitare, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në avancimin e demokracisë së vendit, ashtu si edhe në ndërtimin e stabilitetit të vendit.

Mustafa u bën thirrje ministrave serb që të kthehen në institucione

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respketojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Poashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.

Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se ka provokime nga Serbia, por në anën tjetër, institucionet e vendit janë në lartësinë e duhur për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

I pari i ekzekutivit ka thënë poashtu se dialogu me Serbinë duhet të jetë konstruktiv dhe gjithpërfshirës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here