Nëse ndot ambientet publike në kryeqytet, rrezikon që të përfundosh online

0
134

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e nismës më të re kundër ndotjes së ambienteve publike të cilat do të monitorohen me kamera.

Burime pranë bashkisë së Tiranës konfirmuan se qëllimi është identifikimi i personave të cilët në kundravajtje me rregullat ndotin parqet apo hapesirat e tjera publike.

Për të paralajmëruar ata individë të cilët ndotin këto ambiente, Bashkia e Tiranës ka vendosur tabelat përkatëse ku u bëhet me dije survejimi me kamera.

“Tirana është shumë më e pastër dhe gjobat po funksionojnë! Por, ju lutem, mos e bëni këtë në qytet, ose do të bëheni me të vërtetë të ‘famshëm’ në internet. Tirana më e pastër, por duhet ende ndryshim kulture” shkruan Veliaj në fb.

Burime nga Bashkia e Tiranës për Ora News theksuan se nuk përjashtohet mundësia e publikimit të materialeve filmike në rastet e shkeljeve, përveç masave administrative me gjobë.

Nisma e Bashkisë së Tiranës vjen pas asaj të vitit të kaluar, ku ambientet publike u lyen me bojë hidrofobike për të frenuar kështu ndotjen e tyre.

 

100200300400500600

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here