Viti akademik 2017-2018/ Kriteret për pranimet e maturantëve në 7 fakultetet e Universitetit të Tiranës

3
23012
Brazilian woman paying bills online

 

Koni: Hyrjet në fakultete për 2017-2018 sipas këtyre kritereve, formula ka ndryshuar pothuajse në të gjithë fakultete e universitetit

 

Sejrie Baleta

Universiteti i Tiranës ka publikuar kriteret me të cilët maturantët duhet të përllogarisin pikët e tyre para se të aplikojnë për të vazhduar studimet. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një konferencën për shtyp të mbajtur dje foli lidhur me kriteret e pranimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve në njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës për vitin Akademik 2017-2018. Lidhur me çështjen e transferimeve të studentëve, Koni u shpreh se kjo është e ligjshme dhe nuk mund të ndryshojë në asnjë reformë. “Fakulteti për Gjuhët e Huaja, një risi për këtë vit ka që të gjitha notat e provimeve gjatë tre viteve të shkollës së mesme, shtuar dhe notat e provimeve të maturës që janë 5 lëndë, mblidhen së bashku dhe pjesëtohen me numrin e përgjithshëm të tyre. Kjo është formula për degët e Gjuhëve të Huaja. Risi tjetër është në Fakultetin Histori-Filologji. Të gjitha programet që funksionojnë në këtë fakultet, funksionojnë sipas një parimi të përbashkët, ku 80% e vlerësimit do të jetë nga mesatareje e tre viteve në shkollë të mesme dhe 20% nga mesatarja e maturës shtetërore”, u shpreh Koni. Më tej, ai shtoi se “Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë 50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve e cila ndahet në dy komponentë, 25 % nga mesatarja e përgjithshme dhe 25% mes mesatares së maturës shtetërore. Lidhur me përgjigjet e provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të publikojë Ministria e Arsimit. Fakulteti Ekonomik dhe i Drejtësisë, 50% e kanë nga mesatarja e notave të studimit gjatë 3 viteve dhe 50% janë grup-lëndët përkatëse që ka përzgjedhur fakulteti.

 

…….

 

 

I.Fakulteti i Drejtësisë
1.1 Nota mesatare e përgjithshme (mesatare e thjeshtë) e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve
të shkollës së mesme ( përfshirë provimet e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.
1.2 Nota mesatare e lëndëve të mëposhtme (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë
provimet e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 %
b. Histori 10 %
c. Qytetari 10%
d. Ekonomi 10%
e. Gjuhë e huaj ( e parë ) 10%

 

 

 

 

II.Fakulteti i Ekonomisë
2.1 Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (
mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit
2.2 Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës
shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e huaj 10%

 

III. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
3.1 Mesatarja e thjeshtë aritmetike e përgjithshme 50% e vlerësimit, e cila përbëhet 25% nga mesatarja
aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin
e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore.
3.2 Nota mesatare e gruplëndëve 50 % e vlerësimit (kurrikula bërthamë). Në gruplëndët përfshihen lëndët
me përqindjet përkatëse :
3.2.1 Programi i studimit Biologji
a. Biologji 30%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 5%
d. Matematikë 5%
3.2.2 Programi i studimit Bioteknologji
a. Biologji 20%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 10%
d. Matematikë 10%
3.2.3 Programet e studimit Kimi; Kimi Industriale dhe Mjedisore; Kimi dhe Teknologji Ushqimore
a. Kimi 20%

 

  1. Biologji 10%
    c. Fizikë 10%
    d. Matematikë 10%
    3.2.4 Programi i studimit Matematikë
    a. Nota mesatare e tri viteve të lëndës Matematikë 50%
    3.2.5 Programi i studimit Fizikë
    a. Fizikë 20%
    b. Matematikë 20%
    c. Kimi 5%
    d. Biologji 5%
    3.2.6 Programi i studimit Informatikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
    a. Matematikë 25%
    b. TIK 10%
    c. Fizikë 10%
    d. Biologji 5%
    3.2.7 Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
    a. Matematikë 30%
    b. Nota mesatare e matematikës në maturën shtetërore 20%
  2. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    4.1 Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën
    e mesme
    4.2 Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore
    V. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    5.1 Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet
    e maturës shtetërore pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura
    VI. Fakulteti i Shkencave Sociale
    6.1 Nota mesatare e thjeshte e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit
    6.2 Nota mesatare e thjeshte e tri provimeve të maturës të detyrueshme ( gjuhë dhe letërsi, matematikë,
    gjuhë e huaj ) 40% e vlerësimit.
    6.3 Një provim me zgjedhje nga lista e provimeve me zgjedhje 10% e vlerësimit:
    a. Qytetari
    b. Sociologji
    c. Filozofi
    d. Psikologji
    e. Histori ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    f. Gjeografi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    g. Biologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    h. Ekonomi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    i. Teknologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
    Shënim : Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e kriterit 6.3 atëherë llogaritja bëhet duke marrë
    notën mesatare të tyre).

 

VII. Filiali Sarandë
7.1 Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jene të njëjtat me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë .
7.2 Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi
7.3 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Nese lende me zgjedhje per fakultetin e juridukut hedh anglisht si gjuhe e huaj e pare dhe sociologji apo qytetari do me llogaritej me shume sociologjia apo qytetaria?

  2. Ne momentin qe ti hedh anglishten dhe nese e mer nje note te mire ,kjo vleresohet . Jo sepse fakulteti i drejtesise nuk ka dicka specifike per lendet me zgjedhje si mjeksia qe kriter baze ka kimi biloogji plus qytetaria hyn ne blogun e 5 lendeve qe i perkasin drejtesise . Mos haro jan 800 kuota ?pac fat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here