Pranë ekzekutimit, njëri nga pengjet arrin t’i marrë armën militantit të ISIS (VIDEO)

0
344

Pamjet dramatike tregojnë një peng të dënuar i cili me sa duket godet me kokë pjesëtarin e ISIS-it nga i cili ishte kidnapuar dhe po tentonte ta ekzekutonte atë dhe dy të tjerë. Videoja, siç shkruajnë mediat e huaja, besohet të jetë bërë në Afganistan e cila tregon tre burra me duart e tyre të lidhura pas shpine, të urdhëruar që të bien në gjunjë nga një burrë i cili kishte në duar një mitraloz.

Por sekonda para se të ekzekutohen, njëri nga pengjet shkon disa hapa mbrapa dhe duket se e godet me kokë njërin prej ekstremistëve. Videoja pastaj tregon momentin kur pengu ia kap armën ekstremistit dhe pastaj hap zjarr ndaj ekstremistit tjetër, përcjell Telegrafi. Gjithsesi, kamera që po regjistronte kishte rënë në tokë dhe nuk dihet nëse i burgosuri apo ndonjë nga pengjet e tjerë ishin në gjendje për të shpëtuar. Veç kësaj, kanë lindur edhe dyshime rreth vlefshmërisë së videos – nëse mund të jetë e montuar. Rojet në video besohet të jenë duke folur Pashtun, një gjuhë e përdorur në Afganistan, përcjell Telegrafi. Afganistani ka parë luftimet mes forcave qeveritare dhe militantëve islamikë – kryesisht kryengritësit talebanë, por edhe luftëtarë të ISIS – luftime që kanë arritur nivele rekord këtë vit pas tërheqjes së trupave luftarake amerikane të udhëhequra nga SHBA-të në vitin 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency