FOTO/ Presidenti Meta zbret në terren, banorët e Shijakut i kërkojnë takim, ja shqetësimet e tyre

0
130

Presidenti Ilir Meta është takuar pasditen e kësaj të enjteje me qytetarë të Shijakut, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kreu i shtetit, është thirrur nga një përfaqësi banorësh të Shijakut, të cilët kanë treguar vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, disa muaj pas ngjarjes tragjike.

 

Kreu i shtetit ka lënë për pak orë zyrën e Presidencës dhe ka zbritur në terren ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj zone të goditur rëndë nga tërmeti.

Disa nga ankesat që qytetarët i parashtruan presidentit Meta kanë të bëjnë me zvarritjet e punës për rindërtimin e objekteve të dëmtuara, por edhe për raste korrupsioni ata kanë ndeshur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here