Njoftimi zyrtar: Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë pas atentatit

0
143

Sllovakia u trondit nga një ngjarje e rëndë. Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat me armë zjarri. Ky i fundit ka përfunduar fillimisht pa ndjenja në tokë nga të shtënat me armë, ndërsa më pas është transportuar për në spital, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.

Atentati ndaj kryeministrit Fico ka ndodhur në oborrin e një qendre kulturore në qytetin Handlova, ku ai kishte mbajtur një takim qeveritar. Stafi i kryeministrit ka bërë një reagim zyrtar në profilin e Robert Fico në Facebook, ku shkruajnë se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Aktualisht, kryeministri po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë, për shkak të nevojës së një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here