Militantët kurdë vrasin 10 anëtarë të forcave turke të sigurisë

0
189

Përleshjet në lindje të Turqisë kundër militantëve kurdë kanë shkaktuar vdekjen e 10 anëtarëve të forcave turke të sigurisë, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi mbrëmë në provincën e Agrit.

Në mesin e të vdekurve ishin shtatë roja të provincës, një lloj milicie proqeveritare dhe dy anëtarë të forcave zyrtare të sigurisë.

Një roje në pension u vra gjithashtu.

Agjencia prokurde e lajmeve, Firat, konfirmoi sulmin e ndodhur dhe tha se krahu ushtarak i PKK-së ishte përgjegjës.

Në raportin e Firat-it pretendohet se janë vrarë 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Forcat turke të sigurisë kanë thënë se “kanë neutralizuar dhjetëra militantë kurdë në operacionet e fundit kryesisht në juglindje të vendit me shumicë kurde dhe në sulmet ajrore mbi bazat e PKK-së në veri të Irakut”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency