Kombëtarja e lodhur pas ndeshjes me Francën, De Biazi nuk iu bë shumë stërvitje

0
143

Një ditë e gjysmë pushim absolut. Kombëtarja shqiptare ka ndier shumë lodhjen e një ndeshjeje të sforcuar ndaj Francës. Vetëm dje pasdite skuadra ka dalë në terren për të zhvilluar stërvitjen e parë në prag të takimit të së dielës me Rumaninë. Që në mesnatën e së mërkurës, duke parë intensitetin e sfidës me “gjelat”, mësohet se trajneri Xhani De Biazi vendosi që ekipi të ketë më shumë kohë rikuperimi për të qenë gati në përballjen e fundit në grup.

Lojtarët u mjaftuan me masazhe gjatë së enjtes, ndërsa edhe dje e vetmja stërvitje ka qenë më shumë shkrythëse.Vetëm në fundin e seancës italiani i ka kushtuar rëndësi taktikës. Gjithsesi, burime pranë Kombëtares tregojnë se De Biazi nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket formacionit. Trajneri ka përzier grupin, në një kohë që dihet tashmë se ndaj Rumanisë do të mungojë vetëm mesfushori Burim Kukeli, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në seancën e djeshme ra në sy mosprezenca me grupin e mesfushorit Ledian Memushaj, i cili zhvilloi stërvitje i diferencuar për shkak të një kontraktimi muskulor. Stafi mjekësor i Kombëtares konfirmon për “Panorama Sport” se vlonjati nuk ka ndonjë problem serioz që mund ta lërë jashtë takimit me rumunët, por thjesht lodhje prej ndeshjes me Francën, ku vrapoi 10.72 kilometra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here