Bayerni dhe Reali ndahen në ‘paqe’, gola e penallti në ndeshjen Bayern-Real

0
213

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.

 

Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel. Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.

Vetëm katër minuta pas episodit, Musiala u fut në zonë duke u penguar nga Vazquez dhe penallti për vendasit. Harry Kane nuk gaboi dhe kaloi Bayern Munich në epërsi, për golin e nëntë sezonal në Ligën e Kampioneve.

Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale luhet më 8 maj dhe do jetë dueli në ‘Bernabeu’ që do vendosë se cili mes dy ekipeve do marrë një biletë për në finalen e Uembley.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here