Flet robëresha siriane e seksit, torturat e njëpasnjëshme në Liban (Foto)

0
170

Gratë siriane të joshura në robëri seksi kanë folur gjerë e gjatë për mënyrat se si janë torturat dhe abuzuar në zinxhirin më të madh të trafikimit të seksit në Liban.

Ato janë torturuar në tavolina të rregulluara si kryqe dhe janë detyruar të bëjnë seks më shumë se 10 herë në ditë.

Një raport i Human Rights Watch ka zbuluar se si këto gra ishin joshur në Liban me premtimet për martesë apo edhe punë, e pastaj ishin detyruar në prostitucion, burgosur dhe rrahur vazhdimisht.

Njëra nga këto gra, Rama, një 24 vjeçare nga Siria, e ka përshkruar për the Guardian se si asaj i ishte bërë dredhi për ta bërë robëreshë seksi.

Duke punuar si kameriere në një kafene në Siri, ajo ishte joshur nga një burrë për të shkuar në Liban, i cili i kishte thënë asaj se ishte duke rekrutuar femra për një restorant duke i ofruar asaj 1.000 funte në muaj.

Por, sapo kishte mbërritur atje, ajo ishte detyruar në prostitucion nga ky person, i cili e kishte rrahur deri sa ajo ishte dorëzuar.

“Gjumin e kemi bërë në vendin e punës dhe nuk kemi mundur të dalim jashtë, bile nuk kemi mundur as dritën jashtë ta shohim,” Rama tha për the Guardian,

Duke vazhduar: “Dritaret kanë qenë të ngjyrosura në të zezë. Nuk kemi mundur ta shohim dritën, apo të thithim ajrin jashtë.”

Ajo shtoi: “Nuk është se ai na ka bërë të ndjehemi si robëresha – ne ishim robëresha, faktikisht.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here