Media franceze: Macron po diskuton mundësinë të japë dorëheqjen

0
321

Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen si president i Francës pas dështimit që pësoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Sipas informacioneve të siguruara nga media “Europe 1”, Emmanuel Macron ka diskutuar mundësinë e dorëheqjes me një prej bashkëbiseduesve të tij.

“Dorëheqja e presidentit nuk është tabu. Po, sot duhet të shqyrtojmë të gjithë skenarët. Ai është gati të sakrifikojë fundin e mandatit pesëvjeçar,”-ka bërë me dije për “Europe 1” një nga personat e afërt me Macron, anonimati i të cilit është ruajtur nga media. Por pas publikimit të lajmit ka pasur menjëherë një reagim nga Pallati Élysée. Në një reagim zyrtar, nga pallati presidencial u njoftua se deri më tani nuk ka asnjë skenar që flet për dorëheqjen e Macron dhe zgjedhje të reja presidenciale.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi dy ditë më parë zgjedhje të parakohshme, pas humbjeve në PE ndaj partisë së djathtë të Marine Le Pen, ‘Fronti Kombëtar’. Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme. Në një fjalim drejtuar kombit nga pallati presidencial Elysee, presidenti Macron tha: Kam vendosur t’ju jap të drejtën e të ardhmes parlamentare me votë, prandaj po shpërndaj parlamentin sonte.

E djathta radikale mori një në çdo tre vota franceze, ndërsa partia e Marine Le Pen dhe e mbesës së saj Marion Maréchal fitoi 36.83% të votave, më shumë se të treja partitë e tjera franceze së bashku. Pas vendimit të Macron për të shpërbërë Asamblenë Kombëtare, një reagim erdhi edhe nga Le Pen.

“Ne jemi të gatshëm të marrim pushtetin nëse populli francez na jep besimin në zgjedhjet e ardhshme legjislative. Jemi të gatshëm ta ngremë vendin përsëri në këmbë,”-u shpreh ajo.

Votimet do të zhvillohen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here