Marrëveshja e Bukureshtit / Akademikët e rajonit: Ballkani ka nevojë për pajtim

0
206

Konferenca/ Akademikë, historianë dhe punonjës shkencorë kanë debatuar në Shkup

 

balkansJo çdo konferencë ndërkombëtare ka vendosur paqen në Ballkan. Kjo bën që kohë pas kohe marrëveshjet ndërkombëtare të rishqyrtohen nga prizmi i periudhës së tanishme, me qëllim të sendërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Ballkan. Ishte ky përfundimi i një takimi shkencor të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë ku u debatua për 100-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bukureshtit.

Por efektet e saj edhe pas 100 viteve janë negative për tërë Ballkanin e në veçanti për disa popuj të cilët ishin viktimë e Luftërave Ballkanike, deklaroi akademiku Beqir Meta. Ata jo vetëm që humbën të drejtat e tyre legjitime, por në disa raste, kanë humbur edhe territoret e tyre. Në radhë të parë është populli shqiptar, i cili u sakrifikua më shumë nga Luftërat Ballkanike, thotë akademiku Beqir Meta, sipas të cilit pas Marrëveshjes së Bukureshtit u krijua një shtet politik shqiptar shumë i dobët, meqë gjysma e etnitetit dhe territorit mbetën jashtë shtetit politik. Si humbës nga Marrëveshja e Bukureshtit, sipas akademikut Meta, llogariten edhe maqedonasit dhe vllehët. Akademiku Beqir Meta shpreson se nënshkrimi i një pajtimi rajonal do të jetë në të mirë të të gjithë popujve. Paqja është e domosdoshme, sepse Ballkani nuk mund të jetë më delja e zezë e Evropës.

“Ballkani duhet dhe mund të pajtohet por kjo kërkon vizion, kërkon që politikanët në Ballkan të jenë të drejtë, të balancuar, të njohin jo vetëm të drejtën e kombit të tyre por edhe të drejtën e kombeve të tjera. Ata në vazhdimësi duhet të demonstrojnë vullnetin për të jetuar në paqe. Duke jetuar në këtë mënyrë Ballkani mund dhe duhet patjetër të realizojë një pajtim kolektiv”, – shprehet akademiku Beqir Metaj.

 

 

Pajtim kolektiv i vendeve të Ballkanit

Megjithatë, paqartësitë nga Marrëveshja e Bukureshtit edhe pas 100 viteve ndihen në Ballkan, thotë kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Vllado Kambovski. Ai sugjeron nënshkrimin e një marrëveshjeje rajonale, e cila do të sillte paqe dhe stabilitet të përhershëm në Ballkan dhe që në të njëjtën kohë do të korrigjonte padrejtësitë e Marrëveshjes së Bukureshtit nga viti 1913 për popujt e Ballkanit.

“Ka ardhur koha që Maqedonia si humbëse më e madhe nga marrëveshja e Bukureshtit, të ngrejë një iniciativë Ballkanike për arritjen e një marrëveshjeje të re rajonale për paqe të përhershme në Ballkan, bashkëpunim, prosperitet dhe integrim të të gjitha shteteve Ballkanike. Kjo do të ishte një qasje e re rajonale me të cilën do të tejkalohen pasojat nga Marrëveshja e Bukureshtit”, – shprehet akademiku Vllado Kambovski.

Akademiku Marenglen Verli, vlerëson se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Ballkan në fillim të shekullit XIX, janë jo reale sepse në filozofinë e kohës të drejtat kombëtare nëpërkëmbeshin.

“Janë një varg konferencash në atë periudhë të cilat u përpoqën të vendosin paqe në Ballkan por mbi një bazë jo reale, në atë kohë ka ekzistuar filozofia që patjetër i munduri duhet të paguajë për fitimtarin”, – shprehet akademiku Verli.

Pasojat nga e kaluara ndihen edhe sot

Akademiku Bllazhe Ristovski thotë se pasojat e vendimeve nga Marrëveshja e Bukureshtit, Maqedonia i ndjen edhe sot. Nëse në vitin 1913, Maqedonia do të fitonte pavarësinë, ajo nuk do të përballej me konteste të natyrave të ndryshme nga fqinjët.

“Pasojat janë serioze. Unë shpresoj se shkenca do ti ndihmojë politikës që të mund sot disa çështje të hapura, të zgjidhen përmes dialogut, në mënyrë më të qetë, pa trysni, që do të ishte në të mirë të të gjithë popujve që jetojnë në Ballkan”, – shprehet akademiku Bllazhevski. Historiani Todor Çepreganov, thotë se historia shpesh përsëritet. Kjo në veçanti reflektohet te Maqedonia, nëse kemi parasysh problemet e saj për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

“Të njëjtët ata që e ndanë territorin e Maqedonisë në vitin 1913, sot njëri prej atyre shteteve, Greqia, të cilës kohë pas kohe i bashkëngjitet edhe Bullgaria, ende nuk dëshirojnë të njohin ekzistimin e Maqedonisë, kombin maqedonas, ekzistimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase”, – vlerson Çepreganov.

Profesori Vlladan Virieviç nga universiteti serb në Mitrovicën e Veriut, thotë se marrëveshjet ndërkombëtare kanë nevojë për rishqyrtim nga prizmi i zhvillimeve aktuale në Ballkan. “Me punë shkencore, me të vërtetën dhe njohuritë më të reja shkencore, ne duhet bashkarisht të ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë, më prosperuese në Ballkan”, – thotë Vlladan Virieviç akademiku rus Boris Sergeeviq Kotov vlerëson se për pasojat dhe reflektimin negativ të marrëveshjes së Bukureshtit nuk është vonë asnjëherë të diskutohet sepse pa ndriçimin e së kaluarës nuk mund të arrihet një pajtim kolektiv i vendeve te Ballkanit.

Profesori nga universiteti i Novi Pazarit në Serbi, Rexhep Shkreli, shkon edhe një hap më tej se kolegët e tij. Ai sugjeron se përpos arritjes së pajtimit kolektiv në Ballkan, nuk duhet mohuar edhe ideja për një Konfederatë Ballkanike, ku popujt e rajonit nuk do të kërcënoheshin me pasoja siç ka ndodhur me bashkimet politike në shekullin e XVIII dhe XIX.

 

 

Arti i grabitur dhe trashëgimtarët

Faktin që prej kohës kur u zbuluan veprat deri në momentin që kjo u bë publike kanë kaluar dy vjet, juristi Markus Stëtzel e shpjegon me ligjin për procedurën penale në Gjermani.

Para dy vjetësh u gjetën në Mynih rreth 1.500 vepra me vlerë të paçmueshme. Fjala është për vepra arti që janë grabitur apo sekuestruar në kohën e nazizmit. Në fond gjenden piktura të Pablo Picassos dhe Henri Matisse, të Marc Chagall dhe Max Beckmann apo piktorëve të tjerë të mëdhenj në historinë e artit. Pikturat u gjetën pikturat në banesën e Cornelius Gurlitt. Ato i takonin babait të tij, tregtarit të njohur të veprave të artit Hildebrand Gurlitt, i cili vdiq në vitin 1956. Në vitet 1920 dhe 1930 ai ishte drejtor i Muzeut në Zwickau dhe më pas i Shoqatës së Artit në Hamburg. Ai konsiderohej si koleksionist dhe përkrahës i artit modern.

Pas ardhjes në pushtet të nazistëve, ata e quanin artin modern si “art të degjeneruar” dhe prandaj i konfiskuan këto vepra dhe e pushuan Gurlitt nga puna me motiv “për angazhimin e tij për artin bashkëkohor”, por edhe për shkak se Gurlitt nuk ishte “arian i pastër”.

Vepra nga arti bashkëkohor

Por në vitet e mëvonshme Gurlitt u përshtat me kushtet e reja dhe bashkëpunoi me nazistët. Së bashku me tre tregtarë të tjerë Hildebrand Gurlitt u ngarkua të organizonte tregtinë e veprave të artit, e cila qe e kontrolluar nga nazistët. Fjala qe për vepra nga arti bashkëkohor, që u konfiskuan nëpër muzeume, sepse quheshin si “art i degjeneruar” dhe filluan të shiteshin për llogari të qeverisë naziste sidomos jashtë Gjermanisë. Kryesisht ato ishin vepra moderne, sidomos të ekspresionizmit gjerman.

 

Disa familje hebreje ngrenë pretendime

Në mes të pikturave të gjetura mund të ketë edhe shumë që u takojnë familjeve çifute, të cilave nazistët ua kanë marrë me forcë. Gjithsesi, edhe pse ende nuk është e qartë se sa nga veprat e artit janë nga ato që janë grabitur apo sekuestruar në kohën e nazizmit, disa familje hebreje kanë ngritur pretendime për rikthimin e tyre. Ndër ta edhe trashëgimtarët e koleksionistit Alfred Flechtheim.

 

Hetimet nuk bëhen publike

Fakti që prej kohës kur u zbuluan këto vepra në vitin 2012 deri në momentin që një gjë e tillë u bë publike kanë kaluar dy vjet juristi Markus Stëtzel e lidh me ligjin për procedurën penale në Gjermani, pra që gjatë hetimeve ato nuk bëhen publike. “Sekuestrimi që u është bërë veprave të artit në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për evazion fiskal ndaj Rolf Gurlitt Nicholas Cornelius është i përkohshëm. Pra pas hetimeve ato do t’i kthehen atij, me përjashtim të rastit që ato kanë qenë objekt veprash penale, dhe mua nuk me duket se është kështu”, – tha Stëtzel.

 

Blerje të ligjshme

Markus Stëtzel është specialist për çështjet e kthimit të pronësive. Ai ka përfaqësuar në disa raste edhe trashëgimtarë që kërkojnë kthimin e veprave të artit që ua kanë grabitur nazistët familjeve të tyre. Që nga viti 2008 ai përfaqëson edhe trashëgimtarët e Alfred Flechtheim.

Pavarësisht prej faktit që babai i Rolf Gurlitt, Hildebrand Gurlitt mund të ketë blerë vepra të hequra nga muzeumet në kohën e nazistëve në vitin 1937, ato blerje ai i ka bërë me rrugë ligjore dhe prandaj pasardhësit e tij janë edhe trashëgimtarët e tyre, mendon juristi Markus Stëtzel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency