Skandali / Pikat e karburante përzienin benzinën me naftë bruto

0
133

Anxhela Tato

Prokuroria, nga verifikimi shkeljet e gjetura rezultojnë brenda 6 muajve

Raporti i kontrollit, Drejtoria e Metrologjisë asnjë masë ndëshkuese ndaj karburanteve

 

benzinaThellohet skandali me pikat e karburanteve abuzive, ku rezulton se benzina përzihej me naftën bruto të papërpunuar, duke përbën rrezikshmëri për ndotjen e ambientit dhe për vetë automjetin. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur prokuroria pas verifikimit të raporteve të kontrollit nga ana e Drejtorisë së Metrologjisë. Sipas të dhënave të organit të akuzës shkeljet janë gjetur brenda gjashtë muajve të këtij viti. Ndërkohë që nga ana e Metrologjisë nuk ka pasur asnjë lloj mase ndëshkimore për karburantet. Burime nga prokuroria pohojnë se krahas tregtarëve po analizohet edhe përgjegjësia e Drejtorisë së Metrologjisë. Nga verifikimi i raporteve rezulton se përqindja e oktanit në benzinë nuk është në nivelin e duhur.  Sipas ekspertëve që ka pyetur prokuroria, norma e oktanit jo në nivelin e duhur do të thotë përzierje e benzinës me naftën bruto D2. Kjo është e dëmshme për ambientin dhe për motorët e makinave. Pra krahas mashtrimit me sasinë e benzinës, rezulton e vërtetuar nga raportet e kontrollit edhe abuzimi me cilësinë e benzinës. Kjo do të thotë se mund të jemi para veprës penale të mashtrimit. Hetimet nisën pas deklaratës së Drejtorisë së Metrologjisë për probleme me peshën në subjekte. Në total rezultuan 4 pika karburantesh në kryeqytet dhe 7 pika nëpër rrethe. Në përfundim të verifikimit të dosjes me materialet e sekuestruara organi i akuzës vendosi për regjistrimin e veprave penale të vjedhjes, evazionit fiskal.

Hetimet

Sipas prokurorisë rezulton se për çdo blerje të klientit nga ana e pikës së karburantit vidhet 0.5 litër, e cila është e barabartë me shifrën e 100 lekëshit.  Pikat e karburanteve për çdo blerje prej 2000 lekësh, fusnin në xhep 100 lekë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në total janë 14 pika karburantesh në mbarë vendin, të përfshirë në rrjetin e mashtrimit dhe vjedhjes, nga të cilat 4 pika në kryeqytete dhe 10 pika në rrethe. Nga të dhënat e prokurorisë këto pika karburantesh rezultojnë se kanë qenë më parë të gjobitura me rreth 7 mln lekë për abuzime, por mesa duket gjoba nuk i ka penguar për të vijuar grabitjen dhe mashtrimin e qytetarëve. Qytetet ku janë hasur probleme janë Tirana, Durrësi, Korça dhe Elbasani. Por organi i akuzës nuk bën me dije emrat e firmave të karburantit ku janë hasur shkeljet, për arsye hetimore.

Karburantet

Sipas burimeve nga drejtoria e Metrologjisë mësohet se janë vënë në dispozicion të prokurorisë gjithë dokumentacioni që disponohej lidhur me pikat e karburanteve që abuzonin me sasinë që u shisnin klientëve. Mësohet se katër pika të evidentuara si të tilla ndodhen në qytetin e Tiranës, ndërsa disa të tjera në Kavajë dhe në rrugën nacionale Durrës-Lushnjë. Mësohet se procedimi penal për këtë çështje është regjistruar për akuzën e vjedhjes, mashtrimit dhe evazionit fiskal. Gjithashtu në përgjegjësi penale do të merren edhe zyrtarët e Metrologjisë në rast se konstatohen elemente të veprës penale nga hetimi i nisur për mashtrimin me sasinë e karburanteve. Aktualisht kjo çështje duket se ka marrë zgjidhje, pasi të gjithë subjektet e kapur me shkelje janë ndëshkuar me gjobë nga Metrologjia dhe mekanizmi mbushës i pompave të karburanteve është vulosur nga inspektorët. Megjithatë prokuroria do të kryejë verifikimet e nevojshme, pasi dyshohet se vjedhja e konsumatorëve është bërë për një kohë të gjatë dhe dëmi i shkaktuar mund të jetë shumë i madh. Hetimi fillimisht nisi nga kryeqyteti aty ku janë evidentuar katër kompani problematike në sasinë e karburantit, ndërsa më pas do të shtrihet në të gjitha pikat dhe subjektet e tjera që dyshohet se kanë vjedhur konsumatorët nëpërmjet sasisë së tregtuar të karburantit.

Bllokimi i kamionëve, kompanitë: Policia po tejkalon kompetencat

“Policia në Bulqizë bllokoi biznesin e kromit duke tejkaluar kompetencat e saj dhe duke marrë përsipër ato që i takojnë një Task-Forcë apo tatimorëve”, është ky reagimi i bizneseve. Në një njoftim thuhet se prej tre ditësh dhjetëra kamionë të ngarkuara me krom nga minierat e Bulqizës edhe pse përpos gjithë rregullave ligjore, janë ndaluar nga patrullat policore të cilat detyrojnë bizneset që kromi i nxjerrë nga galeritë e veriut të peshohet jo më në Durrës siç ka ndodhur deri tani, por në Qafë Buall. Madje një tjetër pretendim i policisë është që në faturën e shoqërimit të jetë dhe çmimi i kromit, çmim që përcaktohet nga cilësia e kromit. “Por të dyja këto pretendime të policisë cilësohen të pavend nga ana e biznesmenëve. Lidhur me peshimin, biznesmenët thonë se Qafë Bualli është vend i papërshtatshëm pasi këtu nuk gjendet peshore dhe një pajisje e tillë ndodhet vetëm në Portin e Durrësit. Por dhe shoqërimi i kamionëve me fature për çmimin e kromit është tërësisht i pamundur pasi çmimi kërkon përcaktimin e cilësisë së mineralit dhe diçka e tillë bëhet vetëm në Portin e Durrësit ku ekziston dhe laboratori për analizat përkatëse. Të gjitha bizneset kërcënojnë se do të hidhen në protestë nëse vijojnë të ndëshkohen nga policia sipas tyre në mënyrë arbitrare”, përfundon reagimi i kompanive private. Vetëm brenda katër ditësh blutë kanë bllokuar 20 kamionë me krom, i cili nuk shoqërohej me faturën dhe transportuesit nuk kishin dokumentacion.

 

Sherr me thika mes adoleshentësh, plagoset 16-vjeçari

Një konflikt mes dy adoleshentësh ka degraduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, në afërsi të tregut të Medresesë. Burime nga policia bëjnë me dije se pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, i riu Mario.R, ka goditur me thikë 16-vjeçarin Sajmir.F. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital me plagë të rënda, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Mario.R, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet dhe është marrë në pyetje për të zbardhur motivet e sherrit. Ndërsa bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.

Kapet 90 kg kanabis, pranga transportuesit

Sekuestrohen 90 kilogramë marijuane me origjinë nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur mëngjesin e djeshëm se, është vënë në pranga edhe transportuesi i lëndës narkotike, si dhe sekuestrohet automjeti që transportonte lëndën narkotike, i cili është Agron Shpataraku. Arrestimi është bërë gjatë operacionit të koduar “Vaneo”. Sipas policisë, efektivët e sektorit kundër Narkotikëve rreth orës 06:10 minuta të mëngjesit të djeshëm kanë marrë një informacion në rrugë operative se ishte nisur nga fshati Lazarat një automjet tip “Benz”, i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike marijuane në drejtim të Fierit. Menjëherë janë organizuar shërbime në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë ku mbi bazën e informacioneve të marra më parë, kanë bërë të mundur të evidentojnë se nga rruga që zbret nga fshati Lazarat për në rrugën nacionale në drejtim të Gjirokastrës, po zbriste automjeti që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency