Komisioni i patentave/ Berisha “nxjerr skandalin”: Kjo qeveri po na konsumon edhe kockën

0
420

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër emërim skandaloz dhe korruptiv në DPSHTTRR.

Në postimin e tij, berisha ka publikuar mesazhin e një pronari autoshkolle, i cili denoncon faktin se në Komisionin E Marrjes së testimit të patentave, ka filluar punë Elisa Brici, e cila është vajza e një pronari autoshkolle, çka e bën emërimin e saj në këtë post të jetë në konflikt të plotë interesi.

Ja postimi i Berishës:

Gonxhja e korrupsionit nuk ka te ngopur me para dhe ryshfete!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha,duke ju uruar jete te gjate,doja te ndaja me ju nje shqetesim.Une jam Administrator i nje autoshkolle ne tirane.Para pak ditesh prane Drejtorise Rajonale te sherbimit te transportit Rrugore Tirane ka filluar pune si Komisionere e Marrjes ne testim Praktik,Znj.Elisa Brici e bija e Z.Sami Brici nje pronari autoshkolle me Te njejtin emer.Ne mos Gaboj kjo zonjushe eshte edhe drejtuese e kesaj autoshkolle.A e di Z.Blendi Goxhe qe ketu ka konflik interesi te hapur dhe per konflikt interesi dhe favorizim denohesh.A po favorizon autoshkollen e saj kjo komisionere duke mbushur edhe vet xhepat..Qe te jesh komisionere e marrjes ne provim praktik prane DPSHTRR ,nje nder kriteret qe ka ligji per funskionimin e ketij sektori eshte qe keta komisioner duhet te jene te paisur me te gjitha kategorite e patentave ,a i ka kjo komisionere te gjitha kategorite e patentave ne baze te ligjit?.Kjo qeveri po na konsumon edhe kocken se palcen na e mori me kohe.Do ju lutesha ta publikoni .Faleminderit dhe anonim ju lutem

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here