Teuta tronditet tri herë nga Partizani, Skënderbeu bie në Ballsh

0
166

Jurges Veizaj

Tri ndeshjet e para të Superligës lanë dje surpriza shumë të këndshme për sa u përket rezultateve. Skënderbeu, kampioni në fuqi, u mposht nga Bylisi, ndërsa Teuta pësoi një humbje 3 me 0 ndaj Partizanit.

 

 

teuta_2Një javë Superligë që ka rezervuar surpriza dhe këtë e kanë vërtetuar edhe rezultatet e ndeshjeve të djeshme. Përballë ishin Skënderbeu me Bylisin në Ballsh; Teuta do të provonte fatin ndaj Partizanit, ndërsa Kastrioti do të kishte përballë laçianët që ishin dhe favoritët e sfidës. Por duket se ndeshjet nuk kanë përfunduar siç kanë qenë pritshmëritë. Kjo, pasi përballë kishin kundërshtarë shumë më të motivuar për të fituar. Ballshiotët arrijnë që të provojnë forcën e tyre dhe të fitojnë ndaj Skënderbeut të pamposhtur, ndërsa Partizani i ka treguar dhëmbët Teutës, duke e mundur me rezultatin tre me zero. Ndërkaq, Laçi ka arritur që të dalë me pikë të plota, edhe pse nuk ishte në fushën e tij. Duket se këto rezultate do të hapin edhe betejën në kampionat për sa i përket kreut. Kjo, pasi gabimi që bënë korçarët dhe durrsakët mund të jenë një motivim tjetër për skuadrat e tjera që të mundohen për t’iu afruar kreut.

 

Bylisi – Skënderbeu

Një sfidë e mallkuar duket për Skënderbeun sfida me ballshiotët që arrijnë të marrin tri pikë mjaft të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi. Edhe pse me një skuadër më të mirë se Bylisi, Skënderbeu duket se e ka makth të luajë në stadiumin “Adush Muça”. Kjo, pasi juglindorët nuk kanë arritur asnjëherë që të fitojnë. Një fitore që mungoi edhe kësaj radhe, për shkak se mallakastriotët luftuan me grintë. E mbështetur nga rreth tre mijë tifozë, skuadra vendase do të arrinte që të përballonte gjitha sulmet e bëra nga Skënderbeu. Skuadra e Josës bëri një paraqitje shumë të mirë dhe krijoi shumë raste, por do ta kishin të pamundur për të shënjestruar portën. Nga ana tjetër, do të ishte Bylisi që do të mendonte më mirë për këtë. Do të ishte Gërxho protagonisti i ndeshjes. Lojtari do të dilte fitimtar në një aksion personal dhe do të mposhtte Orges Shehin që do ta shikonte veten bashkë me skuadrën në disavantazh. Gjithashtu, lojtari fierak duhet thënë që ishte edhe lojtari i ndeshjes, për shkak se veprimet e tij individuale bënë edhe diferencën në fushë. Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk do të ishte në ditën e tij më të mirë. Miqtë nuk kishin skuadrën e kompletuar, pasi mungonte kapiteni Shkëmbi, për shkak dëmtimi. Gjithashtu, edhe Radas mungonte për shkak dëmtimi, duke i hequr Mirel Josës dy alternativa që janë bazike për ekipin korçar. Nga ana tjetër, që nga minuta e parë do ta niste Dimo që do të rikthehej të luante në “Adush Muça”, kësaj radhe si kundërshtar. Kujtojmë që mesfushori ka qenë pjesë e Bylisit dhe ka pasur rolin e kapitenit. Ndërsa nga ana tjetër do të ishte edhe Kuli një ndër protagonistët e sfidës. Lojtari, me driblimet e tij, do të tregohej vendimtar dhe do të luante shumë mirë për skuadrën. Kështu, Bylisi merr tri pikë mjaft të rëndësishme që i japin shpresa ekipit ballshiot se mund t’i afrohet edhe më shumë kreut. Ndërsa trajneri Skënderbeut, Mirel Josa, shpresonte që skuadra e tij të ishte më kërkuese dhe dinamike në këtë takim për të dominuar lojën ndaj Bylisit, të cilët e merituan fitoren, duke u mbrojtur e duke kundërsulmuar suksesshëm. “Pjesën e parë e interpretuam mirë, por gabuam në finalizimin e aksioneve. Bylisi u mbrojt mirë dhe rrezikoi në kundërsulm me Kulin dhe Izuçukun. Pjesa e dytë filloi me një gol të shpejt dhe shumë të bukur. Ata pastaj u mbyllën shumë në mbrojtje dhe ne nuk gjetëm dot zgjidhjet e duhura për të rrezikuar. Madje Bylisi me kundërsulm mund edhe të kishte dyfishuar rezultatin. Fitorja e Ballshit ishte e merituar. Ne duhej të ishim më kërkues edhe më tepër dinamike në lojën tonë. Nuk arritëm të ndërronim lojën nga njëri krah në tjetrin. Gjithashtu dy mesfushorët e qendrës nuk furnizuan me topa si duhej lojtarët sulmues të krahëve”, – u shpreh Josa pas humbjes.

Ndërsa trajneri i Bylisit u shpreh se skuadra e tij e meritoi ndeshjen. Egbo ka folur me superlativa për skuadrën e tij, duke e vlerësuar si të merituar rezultatin e fushës. “Bëmë mirë dhe e fituam me meritë këtë takim. E dinim që nuk do të ishte e lehtë, por ia dolëm ta vlerësonim maksimalisht këtë takim. Nëse do të kishim finalizuar si duhet në ndeshjet e kaluara, sot do të ishim në vendin e parë apo të dytë në tabelë. Nuk e kemi bërë këtë dhe tani jemi këtu. Nuk na duhet të bëhemi euforike, por të punojmë më shumë për t’u përmirësuar”, – ka deklaruar trajneri Emanuel Egbo.

 

Partizani – Teuta

Një sfidë surprizë ka qenë edhe ajo midis Partizanit dhe Teutës. “Demat e kuq” duket se kanë arritur në një formë shumë të mirë dhe tashmë kërcënojnë të gjitha skuadrat kundërshtare. E para skuadër që ka marrë paralajmërimin për furinë e kuqe ka qenë Teuta. Ka qenë skuadra e Maganit që ka stonuar ndaj Partizanit. Skuadra durrsake kështu pëson humbjen e dytë radhas, duke sjellë afër skuadrës edhe krizën e rezultateve. Kryeqytetasit kanë treguar shumë grintë dhe nuk kanë lejuar blutë që të rrezikojnë portën e tyre. Një superndeshje, që i ka dhënë fund krizës trejavore ku Partizani kishte marrë vetëm humbje. Teuta është ndalur në kryeqytet dhe për t’u dhënë një shuplakë të fortë pretendentëve për titull ka menduar Julian Malo. Tre golat e shënuar nga sulmuesi u kanë dhënë të kuqve fitoren e rëndësishme që ka gëzuar tifozët. Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë dhe kaq ka mjaftuar për të ulur me këmbë në tokë pretendentët nga Durrësi që, me sa duket, i kishin marrë lehtë të kuqtë. Malo shënjestroi portën durrsake në minutat 70′, 77′, 93′ në fitoren e madhe që Partizani mori në “Qemal Stafa”. Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, ishte shumë i kënaqur me rezultatin e arritur, duke vlerësuar lojën e lojtarëve. “Zhvilluam një ndeshje të mirë, duke përfituar edhe nga zbulimi i kundërshtarit në kërkim te barazimit. Futbollistët dhanë maksimumin duke treguar që jemi ekip i bashkuar. Në momentin e vështirë që kaloi skuadra qëndruam të bashkuar të gjithë së bashku, si lojtarët, stafi, drejtuesit dhe tifozët na mbështetën gjithmonë. Patëm krizë rezultatesh, por jo loje, sepse lojë kemi prodhuar, por nuk patëm rezultatet që priteshin. Besoj që nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet me këtë fitore, sepse kundërshtarët tani do të impenjohen më tepër. Kemi besuar, por secili prej lojtarëve duhet të besojë tek aftësitë e tij dhe të njeri-tjetrit dhe ta tregojnë në lojë. Po të humbisnim, do të jepja dorëheqjen, sepse dua të mirën e Partizanit”, – theksoi trajneri Lika pas suksesit të bujshëm.

Tri pikë të shumë të çmuara të kurbinasve bëjnë që skuadra tashmë ta shikojë më afër kreun, ndërsa skuadra e Ndreut rikthehet në “identitet” pas atij triumfi të javës së shkuar në “Niko Dovana”. Të dyja palët i ndante vetëm një pikë në klasifikimin aktual, para kësaj përplajsjeje direkte, e cila ishte një rast i mirë për të avancuar më tepër nga kreu. Ky fat, por edhe meritë, ka shkuar në favor të bardhezinjve të Nicës, që korrigjojnë gabimin e bërë në humbjen e 7 ditëve më parë në fushën e tyre me Kukësin. Laçianët kanë arritur ta shënjëstrojnë dy herë portën. Njëher me anë të Brkiç por edhe ma në të Vuçaj që ka shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt duke i dhënë sigurinë skuadrës që i duhej për triumfin.

 

 

Tifozët shqiptarë: Abedin thuaj PO

Tifozët shqiptarë nuk po lënë gjë pa bërë për të parë Adnan Januzajn t’i thotë ‘po’ Shqipërisë. Pasi bënë një fushatë ku i kërkohej 18-vjeçarit nga Istogu t’i thoshte ‘po’ ftesës shqiptare, tani i janë vënë nga pas babait të tij që duket se është njeriu që merr vendimin. Me ironi, kuqezinjtë në rrjetet sociale i kanë kërkuar Abedinit, babait të Adnan Januzajt, t’i thotë po ftesës që FSHF i ka bërë. Burime pranë federatës kanë zbuluar se familja Januzaj është kontaktuar nga zyrtarë të lartë shqiptarë, por ata po refuzojnë të bisedojnë akoma për këtë vendimmarrje, pasi duket se janë duke rimenduar edhe një herë se cilës kombëtare duhet t’i përkasë talenti i Mançesterit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency