Policia e Kosovës :3 të arrestuar për pjesëmarrje në grupet terroriste

0
156

 poPolicia e Kosovës ka arrestuar 3 persona të dyshuar për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste.Në njoftimin e policisë thuhet se “të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit me Maqedoninë pasi që autoritetet turke i kanë kthyer mbrapa përmes aeroportit të Shkupit”. Policia tha se “tre të dyshuarit janë intervistuar nga prokuroria ndërsa ka bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve në të cilat janë gjetur dëshmi që ndërlidhen me arrestimin e këtyre tre personave dhe të cilat ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve për këtë rast”.Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur ndërkaq se kanë rritur masat e sigurisë. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit të vendit, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri të Kosovës thuhet se “është bërë shtimi i masave dhe vigjilencës në vendet publike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, objektet kulturore e fetare, si dhe në mjediset e përziera etnike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here