Gjymtimi i një kryeqyteti…

0
172

Nga Elona CASLLI

29 shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Viti 2020 e gjen kryeqytetin e Shqipërisë të gjymtuar më shumë se kurrë. Ne që jetojmë në këtë vend e shohim dhe përshtatemi me gjymtimin dhe jemi në gjendje të orientohemi brenda këtij gjymtimi. Kushdo që nuk jeton në Shqipëri, kur vjen thotë veçse një fjali- Nuk e njoh më Tiranën.

Dhe është e vërtetë. Tirana nuk njihet më. Metamorfoza e saj është e frikshme. Estetikisht e dhunshme, e zhurmshme, e pluhurosur dhe e sakatuar.

Në çdo kryeqytet apo qytet në Evropë ekziston ajo që quhet “ pjesa e vjetër e qytetit” . Në Tiranë kjo pjesë nuk ekziston.

Ndërtesa aq të larta sa gërvishin qiellin, i marrin frymën këtij qyteti. Kudo ka një përbindësh të lartë që po ndërtohet ose pritet të ndërtohet.

Tirana po vdes dhe bashkë me të po vdes edhe vetëdija jonë për trashëgiminë kulturore.

Post Scriptum- Do të jetë e afërt dita që veç nënshtrimit tonë, nuk do kemi se ç’të trashëgojmë gjë tjetër.

1 58

2 46

3 32

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here