Evropa: Të gjithë bashke kundër kundër terrorizmit

0
141

 

flaa

 

Vendet evropiane dhe zyrtarët e BE-së bënë thirrje për bashkim për të luftuar terrorizmin pas atentateve të përgjakshme në Paris, gjatë një takimi të 28 ministrave të Punëve të Jashtme të mbledhur në Bruksel.“Ata duan të na ndajnë, ne jemi akoma më shumë të bashkuar”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pas mbërritjes në Këshillin për Punët e Jashtme, që mblodhi ministrat e shteteve anëtare.Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Desir nënvizoi gjithashtu se edhe pse ishte Franca që u sulmua, e gjithë Evropa është prekur.“Ne jemi goditur së bashku, ne do të përgjigjemi së bashku dhe ne do ta mundim së bashku terrorizmin dhe ushtrinë terroriste të Daech (akronim i Shtetit Islamik)”, theksoi ai duke kërkuar marrjen e vendimeve në fushën e bashkëpunimin gjyqësor dhe policor kundër terrorizmit. Ndërsa Ministri belg i Punëve të Jashtme, Didier Reynders theksoi se duhet të ketë më shumë ndarje të informacioneve sekrete mes vendeve.“Ne kemi një bashkëpunim të mirë me autoritetet franceze”, theksoi ai.“Evropa duhet të solidarizohet në këto momente”, theksoi komisioneri evropian, Johannes Hahn.“Ne nuk duhet të përziejmë aktualisht krizën e imigracionit me këto sulme terroriste të dhunshme”, shtoi ai.“Evropa duhet të bëjë kujdes që të mos përziejë terrorizmin me imigracionin”, theksoi gjithashtu ministri luksemburgas i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn, vendi i të cilit drejton Këshillin e BE-së.“Ekziston një armik i përbashkët, ai është Daech”, shtoi ai duke siguruar se nuk do të ketë asnjë antagonizëm përsa i përket kontributit të BE-së në këtë luftë.MInistri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Ëalter Steinmeier theksoi se ishte detyrë e Evropianëve të ishin përkrah Francës.“Duhet të kërkojmë zgjidhje për të zhgjidhur përfundimisht konfliktin, luftën civile në Siri, që ka hyrë në vitin e pestë”, theksoi ai duke shpresuar se negociata dinamike do të ndërmerreshin në nivel ndërkombëtar për këtë çështje

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here