Masakra në Paris/ Ideatori i sulmeve  i njohur si Abdelhamid Abaaoud

0
155

 

aaAutoritetet franceze kanë ndaluar 23 vetë në bastisje të ndryshme në të gjithë vendin dhe kanë deklaruar se kanë identifikuar ideatorin e sulmeve. Abdelhamid Abaaoud, shtetas belg me origjinë marokene u identifikua nga autoritetet si personi që dyshohet për organizimin e sulmeve të së premtes që lanë 129 të vrarë. Autoritetet belge ishin në kërkim të Abaaoudit në fillim të vitit për një komplot për sulme ndaj policisë që u parandalua nga zbulimi belg. Vetë  Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve tha sot se afro 170 bastisje u kryen gjatë natës dhe se përveç personave të ndaluar, mbi 100 vetë janë nën arrest shtëpie.Bastisjet e realizuan në Tuluzë, Grenoble, Lëmont, Lion dhe periferinë e Parisit, Bobinji, çuan në zbulimin e  armëve, përfshirë edhe një raketa-hedhëse, një kallashnikov dhe jelekë anti-plumb.

 

Operacionet në Belgjik

Operacionet policore  të Brukselit, ku autoritetet belge ndiqnin Salah Abdeslamit, i cili besohet se realizoi sulmet e Parisit së bashku me dy vëllezërit. Vëllai i tij, Salah Ibrahim, hodhi veten në erë në sallën e koncerteve Bataclan ku mbetën të vrarë mbi 80 vetë. Autoritetet belge kanë ndaluar një një tjetër vëlla të të dyshuarit.Kryeministri francez Manuel Valls tha se Franca ka parandaluar disa sulme, por mund të ketë tentativa të tjera në ditët dhe javët e ardhshme. Kryeministri tha se nuk po përpiqet të perhapë panic, por se popullata duhet të jetë e përgatitur për kërcënimin terrorist që ekziston.Ndërkaq, në Francë u mbajt një minut heshtje në mesditë në nderim të viktimeve nga sulmet terroriste të së premtes.

Franca kundërpërgjigjet

Dje avionë luftarakë francezë ndërmorën sulme masive kundër bazës kryesore të ISIS në Raka të Sirisë, duke shkatërruar një postë komande dhe një kamp stërvitor.Avionët u nisën nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vepruan në bashkëpunim me forcat amerikane.Një deklaratë e ushtrisë franceze tha se 10 avionë u përdorën për të lëshuar 20 bomba mbi objekte të ISIS. Kjo ishte goditja më e madhe e ndërmarrë deri tani nga Franca kundër ISIS në Siri.Presidenti Hollande i cilësoi sulmet e së premtes “një akt lufte”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here