Abidal bën mrekullinë rikthehet në Kamp Nou

0
117

Përgatiti : Jurges Veizaj

 

abidalFutbollisti francez është një ndër shëmbujt unikal se si një njeri mund të mposhti vdekjen.Futbollisti është diagnostikuar dy herë me kancer dhe përsëri arrin që të rikthehet në fushën e blertë.

 

Të gjithë në europën e futbollit flasin vetëm për një emër.Erik Abidal është rikthyer për të dytën herë në fushat e blerta.Pas një beteje tepër të gjatë kundër kancerit që e ka pezulluar lojtarin së luajturi me katalansit.Mbrojtësi që iu afrua Barçës pas botërorit të 2006  ishte një ndër mbrojtësit më të mirë të turneut me ekipin e Francës që arritën të shkojnë deri në finale për tu mundur më pas nga Italia.Shtatlarti ka bërë paraqitje të mrekullueshme me fanellën e Barcelonës,dhe ka qënë pjesë e sukseseve te skuadrës së quajtur “Dream Team” në drejtimin e Pep Guradiolës.Mirëpo gjithçka do të ndryshonte në vitin 2012 për jetën e lojtarit dhe të ekipit.Francezi do të diagnostikohej me kancer.Ky do të ishte një lajm shokues që do të trondiste boten e futbollit dhe vetë lojtarin që tashmë ishte i detyruar të qëndrontë larg fushave derisa të shërohëj.Pasi kaluan muaj Erik arriti që të dilte fitimtar në luftën ndaj kancerit duke e rikthyer në fushë si fitimtar në të njëjtën skuadër.Mirëpo kjo harmoni nuk do të zgjaste shumë sepse lojtari pas pak kohësh do të merrte prap një lajm shokues.Mbrojtësi do të diagnostikohej përsëri me kancer duke  e zhytur përsëri lojtarin në një gjendje të rëndë shëndetsore.Para dy ditësh lojtari do të bëntë ridebutmin e tij të te më fanellën e Barcelonës.Lojtari ka arritur që të dali dy herë fitimtar ndaj kancerit duke e kthyer në një hero dhe një shembull të forcës njerëzore.Në ndeshjen ndaj Majorkës nuk pushuan duartrokitjet e stadiumit kur Pike u zvëndësua nga francezi.Kamp Nou ngjante më një ansambël gjigand duartrokitjesh të gjitha në drejtim të mbrojtësit.Fitorja 5-0 ishte një ogur i mirë që gjërat tashmë me ardhjen e lojtarit po shkojnë mirë edhe për katalansit.Menjherë pas ndeshjes Abidal ishte i emocionuar dhe deklaroi që kjo natë për të ishte speciale pasi rikthehej në fushë pas 13 muajsh.Lojtari pas ndeshjes falenderoi kushëririn e tij i cili i dha një pjesë të mëlçisë që shërbeu në transplantin e bërë.Madje ai gjeti rastin ta falënderonte familjarin tij dhe në fushë ku poshtë fanellës kishte të shkruajtur “Merci, mon cousin”  (faleminderit kushëri), një formë tepër e veçantë për të shprehur mirënjohjen.Pas ndeshjes ai deklaroi “Faleminderit kushëririt tim pa të cilin sot nuk do të isha këtu” tha Abidal i ekzaltuar dhe në të njëjtën kohë gjeti rastin të përshëndeste të gjithë njerëzit,ekipin dhe të gjithë ata që e kishin e suportuar gjatë këtij udhëtimi.Gjithashtu ai dha dhe një mesazh tepër të rëndësishëm për njerëzit të cilët kalojnë ekperienca të vështira si ajo e lojtarit. “Gjithmonë duhet të luftosh dhe vetëm të luftosh sepse gjithmonë ka shpresë duke besuar te ndihma e zotit dhe te fuqia e njerezve që të mbështesin sepse pa këto nuk mund të bësh asgjë” tha lojtari I emocionuar.Gjithashtu ai foli edhe për gjëndjen e tij të tanishme. “Tani ndihem mirë,futbolli është jeta ime.Kam punuar fortë që të bëhem lojtar profesionist dhe nuk doja që ta mbaroja karrierën duke mos prekur dhe njëher fushën e blertë.Përplasja me sëmundjen ka qënë e fortë por pas operacionit kam menduar vetëm të shërohem dhe të vazhdoj stërvitjen.Është e mrekullueshme që të rikthehem.Jam rikthyer duke mos menduar për presionin që kam pasur në të shkuarën”.Lojtari me origjinë afrikane nuk kishte si të linte mbrapa as teknikun Vilanova që po kalon një gjëndje të njejtë me lojtarin. “Gjithashtu kam edhe një falenderim special për Tito Vilanova jam I lumtur që ai më priti që të rikupurohesha , jam I lumtur që ai është rikthyer në drejtim të skuadrës.Ai më pyeti edhe para ndeshjes më Majorkën nëse unë isha gati dhe unë ju përgjigja pozitvisht” këto ishin fjalët me të cilat lojtari mbylli intervistën.Pritet që rikthimi I Erik Abidal dhe Tito Vilanovës të sjelli frymëmarrje te katalansit të cilët sivjet nuk janë në kondicionin e tyre me të mirë.Shumë personazhe sportive si Pyjol apo tenisti Rafa Nadal kanë shprehu mbështetjen për lojtarin duke e cilësuar si shëmbull.

 

Messi :Jam mirë,rikthehem shpejt

Mundësia se fenomeni Mesi do të rikthehet për përballjen ndaj PSG duket se janë konfirmuar nga vetë fjalët e argjentinasit.Në status të shkruajtur në rrjetet sociale lojtari përmëndi edhe sukesin e skuadrës në përballjen ndaj Majrokës.Argjentinasi shkruajti “I lumtur për fitoren edhe për rikthimin e Abi.Barça ishte shumë superiore.Unë po vazhdoj të punoj mbi rikuperimin tim.Jam mirë”.Lojtari që humbi rastin të shtonte serinë e tij të golave në La Liga këtë javë ka vendosur të punojë shumë për tu rikthyer në përballjen ndaj francezve.Ndërkohë që mjekët duan të jenë të kujdesshëm dhe mos të rrezikojnë për ta aktivizuar Messin duke parë edhe paraqitjen e mirë që bëri dyshja Fabregas – Sançez.

 

E çuditshme por e vërtet, Arsenal hedh sytë nga Kasijas

 

Ajo që nuk pritej të ndodhte duket se po bëhet e vërtet.Sipas Daily Star topçinjtë po marrin një hap të guximshëm për sa i përket merkatos.Mendohet se londinezët do paraqesin një ofertë në qeshor për skuadrën e Real Madrid.Bëhet fjalë për gardianin e skuadrës Iker Kasijas.Shkak janë bërë zërat e shumtë që flasin për një marrdhënie jo të mirë të portierit me Hoze Murinjo,  që ka sjelle si efekt mbetjen e Iker në stol.Por një shkak tjetër janë edhe paraqitjet e mira të Diego Lopez që po afirmohet sa vjen e me shumë në portën e galaktive.Mendohet se oferta e anglezve do të shkoje në shifrën e 20 milion eurove për të marrë shërbimet e portierit spanjoll.Arsen Venger e sheh 31 vjeçarin si lojtarin perfekt që mund të ndërroj Szczesny dhe që mund ti japi skuadrës një fytyrë tjetër.Duke marrë parasysh edhe përvojën e lojtarit tekniku francez e sheh portierin që ka ngritur dy kupa europe dhe një kupë bote si personin përfekt për ta çuar drejt suksesit të trofeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency