Ilir Meta kujton rënien e Murit të Berlinit: Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur

0
106

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ndërsa ka dhënë mesazhin se “Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur!”

Meta thekson se rënia e Murit të Berlinit ishte një moment i jashtëzakonshëm që inspiroi rininë shqiptare në vitet ’90, ndërsa thekson se sfida e të rinjve shqiptarë sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.

Sipas Metës, shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës është mision historik për të rinjtë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Rënia e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, një ditë e jashtëzakonshme gëzimi për popullin gjerman, por njëkohësisht një ditë shprese për popujt e Europës Lindore që prisnin me padurim shkëputjen nga regjimet e kalbura komuniste.

Rënia e Murit të Berlinit, moment i jashtëzakonshëm që inspiroi rininë shqiptare në vitet ’90.

Sfida e të rinjve shqiptarë sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.

Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës, mision historik për rininë shqiptare për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe të ardhmes që qytetarët meritojnë.

Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here