2 viktima nga Covid-19 në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

0
72

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.

Në total numri i rasteve aktive është 1.095.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here