Kronika shkurt

0
134

kromLirie Mara, punte e vetme, pasi burrin ishte invalid

Nxirte krom, masivi i gurëve vret nënën

e 3 fëmijëvë të vegjël në zonën e Bulqizë

Një grua humb jetën teksa punonte për të mbledhur krom në stokun e minierës së Bulqizës. Mësohet se viktima Lirie Mara, nënë e tre fëmijëve ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, pasi është zënë poshtë nga një masiv gurësh. Asaj i është dhënë ndihma e menjëhershme, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës. Për shkak të varfërisë së tejshkajsme viktima dhe invaliditetit të bashkëshortit, viktima ishte detyruar të punonte në galeritë e kromit për të nxjerë bukën e gojës. E gjithë familja e saj jetonte në një dhomë të vetme dhe puna e Lirisë në stogjet e kromit ishte burimi i vetëm i jetesës për të dhe familjen e saj. Në këto stogje është shënuar edhe numri më i madh i tragjedive pasi aty punojnë dhjetra njerëz çdo ditë, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilet mbledhin copa minerali për t’ua shitur kompanive private që merren me nxjerrjen dhe grumbullimin e kromit. Janë me dhjetra personat që kanë humbur jetën dhe janë gjymtuar në këto masive dheu e gurësh në kërkim të burimit të jetesës.  Kompanitë që veprojnë në zonë, të reja dhe të vjetra shfrytëzojnë punën e paguar pak të qindra familjeve në varfëri ekstreme në Bulqizë për t’u pasuruar.

 

Ngjarja në qytetin e Shkodrës

Vdesin në aksident burrë e grua

u goditën nga makina e plehrave

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy bashkëshortëve ka ndodhur në zonën e Shkodrës. Zenel dhe Satbere Bajrmani nga fshati Vutakan, I Shkodrës kanë qënë duke ecur në rrugë kur janë goditur fuqimisht nga një makinë e pastrimit të qytetit, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Fillimisht është raportuar për një të vrarë, por më pas policia e qytetit bëri me dije se çifti Bajrami, kishin mbetur të vdekur në vend së bashku, për shkak se makina e plehrave i kishte marrë poshtë. Mësohet se dy personat në momentin e goditjen ndodheshin duke ecur me motorin e tyre buzë rrugës. Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku pas ka kryer transportimin me shpejtësi të dy personave në spital, ka bërë më pas dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit. Ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka treguar se nuk kishte arritur të shihte nga dritat e kamionit të tij, motorrin ku udhëtonin dy bashkëshortët. Drejtuesi i mjetit gjatë dëshmisë ka ndjerë pendesë ndërkohë që ndaj tij policia ngriti akuzën e “Shkëljes së regullave të qarkullimit rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency