Berisha: Nuk tërhiqem nga kandidimi për kryetar të PD! Dera e selisë blu e hapur për të gjithë

0
103

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Partisë Demokratike.

“S’mund të ndodhë kurrë që të tërhiqem. Ramën e kanë kapur komplekset me rikthimin tim.

Për vendimin e Bashës për të më përjashtuar nga grupi parlamentar sollën këto rezultate që sollën.”-tha Berisha.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se dera e Partisë Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë.

“Ajo parti nuk ka larguar njeri por janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here