A do t’i jepet një mundësi Yuri Kim? Berisha: Duhet t’i kërkojë falje demokratëve se i ka fyer rëndë

0
125

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se pjesa gri e demokratëve do të joshen nga një Parti Demokratike me një frymë krejt tjetër.

Nëse është e hapur dera e PD për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ish-kryeministri tha se ajo duhet t’i kërkojë falje demokratëve pasi i ka fyer rëndë.

“PD do jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë çdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

Dera e PD është e hapur për vendet mike e çdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët.

Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi. Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë”.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here